E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mat, fshati Midhe vuan prej 20 vitesh mungesën e ujit

150 hektarë tokë e punueshme në fshatin Midhe të komunës Komsi nuk mund të shfrytëzohn për shkak të mungesës së ujit. Prej 20 vitesh sistemi i vaditjes nuk funksionon, ndërsa uji i pijshëm sigurohet përmes puseve. 

MAT- Prej 20 vitesh fshati Midhe në komunën Komsi të Matit nuk ka asnjë kusht për të kultivuar produkte bujqësore. Mungesa e theksuar e ujit dhe temperaturat e larta që krijojnë thatësirë, nuk i japin mundësi 70 familjeve të shfrytëzojnë më së miri tokën e punueshme prej 150 hektarësh.
Ish kreu i kësaj komune, Halil Bushati tregon se më parë shfrytëzohej rezervuari i fshatit për vaditje por sot ky sistem ka dalë krejtësisht jashtë funksionit.
“Në qoftë se rezervuari do të ishte në funksion të cilit i janë prishur sistemet e pompimit do të bëhej e mundur vaditja. Në 90% të rasteve ky fshat është pa ujë dhe gjithashtu rrethinat përreth ” shprehet Bushati.

Hapja e puseve është një zgjidhje për këta banorë në mënyrë që të sigurojnë ujin e pijshëm.
Ndryshë nga 2 dekada më parë, në këtë fshat bimësia , perimet e frutat nisin të thahen pa arritur në fazën e pjekjes duke cuar dëm investimin kohor dhe atë financiar të banorëve të cilët mbjellin për të siguruar jetesën. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›