E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pukë, rrëshqitjet e dherave rrezikojnë fshatin

PUKE- Fshati Porav në rrethin e Pukës ndodhet buzë liqenit të Fierzës. Klima e mirë malore e pasuria tokësore e ujore kanë favorizuar banorët të jetojnë përgjatë dekadave në këtë fshat, përvec faktit që toka në sezonet e shirave tejngopjet me lagështirë. Kreu i fshatit, Gjok Faslia tregon se rasti më i fundit ishte këtë dimër, ku për shkak të rreshjeve të dendura rinisën rrëshqitjet masive duke përfshirë sipërfaqe më të mëdha toke. Sipas tij, nëse ky fenomen vazhdon do të rrezikojë madje dhe vetë digën e liqenit të Fierzës.
Kryetari i fshatit tregon gjithashtu se shumë vite më parë, specialistët dhe inxhinierët kinezë që asistuan në ndërtimin e hidrocentralit të Fierzës kërkuan betonimin e fshatit për shkak të paqëndrueshmërisë së tokës.
Shumë banorë janë larguar ndër vite nga kjo zonë dhe të paktë janë ata të mbetur në fshat, por kërkojnë të merren masa për të ndaluar rrezikun përpara se të jetë tepër vonë.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›