Pukë, rrezikshmëri e lartë për qarkullimin
PUKë- Zona e Pukës paraqet një rrezikshmëri të lartë për qarkullimin rrugor. Lajmi bëhet i ditur nga policia e cila paralajmëron drejtuesit e mjeteve të mos lëvizin në drejtim të veriut. Shkak për këtë rrezik është bërë një ortek që ka bllokuar Qafën e Malit. Sipas policisë, komuna Iballë është e izoluar tërësisht nga bora, ndërsa mësohet se në këtë komunë dhe në komunat Fierzë e Blerim mungon energjia elektrike prej 48 orësh. Policia sqaron se në këto zona trashësia e borës ka arritur në 50 metra edhe pse mjetet borëpastruese janë angazhuar në pastrimin e rrugëve. Si pasojë e situatës së rënduar policia u bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të anullojnë udhëtimet drejt veriut, pasi rrezikshmëria është e lartë.(m.a/BalkanWeb)