E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI degë të re në Greqi, Meta: Jemi pranë emigrantëve

VOLLOS- Lëvizja Socialiste për Integrim hapi sot degën e saj të re në Greqi.

Në këtë event të organizuar në Vollos, morën pjesë lideri i LSI-së Ilir Meta dhe deputeti i kësaj force politike njëherësh dhe nënkryetar i Kuvendit, Vangjel Tavo.
Në fjalën e tij, Meta u ndal në hartimin e reformës zgjedhore, dhe veçanërisht në çështjen votimit nga emigrantët.

Ai theksoi se reforma zgjedhore duhet të garantojë votën e emigrantëve ndërsa evidentoi faktin se LSI është më pranë emigrantëve. Ndërkohë, Meta vlerësoi si arritje hapjen e klasave në gjuhen shqipe në shtetin tonë fqinj.

Lideri i LSI-së Ilir Meta zhvilloi një takim edhe me kryetarin e Bashkisë, Skontinos.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›