Pula lëshon Termokosin
Nga Express më 04 korrik 2011 në ora 17:17
Fëllanza Pula, kryeshefe e ndërmarrjes publike Termokos, ka dhënë dorëheqje nga ky post.
Ajo do ta ushtrojë këtë detyrë deri në zgjedhjen e drejtuesit të ri ekzekutiv të kësaj ndërmarrjeje.
Ndërkohë, Bordi i Drejtorëve në mbledhjen e parë të punës ka marrë vendim të shpallë konkurs për zgjedhjen e kryeshefit ekzekutiv të kësaj ndërmarrjeje.
Termokosi, që ngroh kryeqytetin me nxehje qendrore gjatë sezonit dimëror, që nga paslufta ka dështuar të rimëkëmbët.
Kjo ndërmarrje në vazhdimësi është keqmenaxhuar, ka dështuar të ofrojë shërbim cilësor dhe ka dështuar të mbledhë borxhet që ia kanë qytetarët me vite të tëra.