E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krasniqi uron kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së

Nga Express më 04 korrik 2011 në ora 17:00

Me rastin e 4 Korrikut -Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i dërgoi një telegram urimi kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve, Xhon Boehner.

“Duke vlerësuar lart marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve dhe parlamenteve tona, shpreh bindjen që ato do të thellohen dhe zgjerohen në vazhdimësi. Me këtë rast, dëshiroj edhe njëherë t’ju siguroj për vullnetin dhe dëshirën tonë për bashkëpunim midis Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në urim.

Krasniqi me këtë rast ka shfrytëzuar rastin të shpreh mirënjohjen e thellë për gjithë ndihmën që SHBA-të kanë dhënë për Kosovën në këto vite vendimtare të historisë së saj.

Ndryshe, sot SHBA shënojnë dyqind e tridhjetë e pesë vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Kjo festë kujton 4 korrikun e vitit 1776, kur delegatë nga 13 kolonitë amerikane shpallën zyrtarisht pavarësinë nga Anglia.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›