E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çitaku: Këtë vit do të pranojmë udhërrëfyesin

Nga Express më 04 korrik 2011 në ora 17:29

Ministrja Integrimeve Evropiane Vlora Çitaku ka shprehur besimin e saj se pas një kohe të gjatë bisedash për liberalizimin e vizave, këtë vit Kosova do të pranojë udhërrëfyesin zyrtar për liberalizim.

Ministrja Vlora Çitaku, së bashku me rektorin e Universitetit të Prishtinës, Mujë Rugova si dhe shefin e operacioneve te zyrës ndërlidhëse të Komisionit Evropian, Kjartan Bjornsson morri pjesë në hapjen e shkollës verore në Universitetin e Prishtinës.

Me ketë rast, Çitaku para përfitueseve të bursës foli mbi rëndësinë që ka procesi i integrimit evropian për Republikën e Kosovën, si dhe shpalosi të arriturat e qeverisë tonë me theks te veçantë në procesin e liberalizimit të vizave.

Ajo tha se janë identifikuar katër fusha kyçe në të cilat duhet të arrihen reforma të besueshme në mënyrë që të merret udhërrëfyesi.

“Kosova është e vetëdijshme se kriteret që na janë imponuar janë shumë më të rrepta në këtë fazë sesa ato me të cilat janë përballur vendet tjera të Ballkanit në fillim të negociatave, por ky fakt nuk mund të paraqesë arsyetim për të mos ecur përpara me reforma. Mbetem shumë e bindur që këtë vit do të pranojmë udhërrëfyesin zyrtar për Liberalizimin e Vizave”, ka thënë ajo.

Çitaku vuri theksin në rëndësinë e skemës “celula e të rinjve” duke inkurajuari përfituesit e shkollës verore, që në të ardhmen ata të jenë pjesë e rëndësishme e ndërtimit të Kosovës evropiane.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›