E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI shqetesim per minatoret Te nise dialogu

Lëvizja Socialiste për Integrim la reaguar sot për situatën e minatorëve të Bulqizës. LSI ka shprehur shqetësimin mbi situatën e krijuar prej ditësh në minierën e Bulqizës.

Lëvizja Socialiste për Integrim shpreh keqardhjen e saj, se marrëdhëniet mes kompanisë private ACR dhe minatorëve të Bulqizës, i detyruan ata të futen e të ngujohen në grevë urie.

Lëvizja Socialiste për Integrim shpreh shqetësimin për gjendjen e rënduar shëndetësore të minatorëve, dhe i fton palët të gjejnë rrugën e arsyes përmes dialogut dhe partneritetit, sepse mbi çdo interes tjetër, parësore është jeta e minatorëve.

"Ne jemi të bindur, dhe shprehim besimin tonë, se ekziston e gjithë hapësira e duhur për dialog, për të arritur një marrëveshje sa më të shpejtë e konsensuale, në mënyrë që t’i jepet fund kësaj situtatë, e në mënyrë që puna të rifillojë normalisht.", thuhet në njoftimin e LSI-së.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›