Gjykata e Vlorës burg pa afat bosit të mafias italiane
VLORË- Jepet masa e sigurisë arrest me burg për bosin e mafias italiane të arrestuar dy ditë më parë në bregdetin e Vlorës. Vendimi është dhënë sot nga gjykata e Vlorës për llogari të gjykatës së Bolonjës, nga e cila Giuseppe Simonelli akuzohet për trafik ndërkombëtar të drogës, të kryer në bashkëpunim mes Italisë, Amerikës Qëndrore dhe Jugore.
Sipas burimeve policore, 32-vjeçari nga Italia ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli më 4 gusht të këtij viti i dyshuar si anëtar i një organizate kriminale që ka pasur si qëllim trafikimin e sasisë prej rreth 1500 kilogramsh kokainë, trafik të cilin dyshohet se e realizonte nga vendet e Amerikës Qëndrore dhe Jugore (Kolumbi dhe Ekuador ) drejt Italisë.
Simonelli i njohur me nofkën “Paco” kishte hyrë në territorin shqiptar më 31 korrik të po këtij viti dhe u arrestua në Jonufër të Vlorës së bashku me dy persona të tjerë, njëri italian dhe tjetri shqiptar. Këta të dy të fundit janë lënë të lirë pasi nuk ka patur asnjë urdhër ndalimi për ta. Ndërkaq pritet që 32-vjecari italian të ekstradohet drejt Italisë.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)