E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident ne Lushnje 2 te plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen rëndë të dy personave ka ndodhur në aksin rrugor Lushnje-Berat. Sipas policisë rrugore shkak i aksidentit ka qenë pakujdesia në lëvizje e personave të plagosur të cilët kanë qenë duke udhëtuar me shpejtësi me mjetin tip FORD me targa greke.

Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Stan Karbunarë. Automjeti me targa te huaja është përplasur me një furgon pasagjeresh që ishte duke udhëtuar për në drejtim të qytetit të Beratit.

Fatmirësisht nuk është dëmtuar asnjë nga pasagjeret, por pas përplasjes dy emigrantët në automjetin me targa greke kanë përfunduar në kanal. Kanë qenë banorët e zonës që kanë dërguar për ndihme mjekësore të plagosurit në spitalin e qytetit.

Sipas policisë së Lushnjes një manovër e gabuar gjatë parakalimit me shpejtësi të njërit prej automjeteve ka shkaktuar aksidentin.

Pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore, të plagosurit janë dërguar në Tiranë dhe sipas mjekëve jeta e tyre është jashtë rrezikut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›