E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder ekzekutohet 40 vjecari

Një vrasje për shkak hakmarrjen ka ndodhur në qytetin e Shkodrës. Policia njofton se viktima është 40 vjeçari Besnik Dashi, i cili u ekzekutua me armë zjarri mëngjesin e sotëm.

Vrasja ka ndodhur në lagjen “Tophanë”, ndërsa viktima ishte duke lëvizur me biçikletë kur është qëlluar nga persona që ndodheshin brenda një automjeti.

Nga këqyrja e trupit vërehet se vdekja ka qenë e menjëhershme pas një breshërie automatiku zbrazur mbi të.

Efektivët kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë. Pista e parë e hetimit ku është përqendruar policia është ajo e hakmarrjes. Nga hetimet paraprake zbulohet se Dashi ka vrarë para 2 vjetësh shtetasin Ylber Bajri, ndaj policia është fokusuar në këtë pistë për zbardhjen e ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›