Konsesusi i mundshem, vazhdim i Marreveshjes Berisha-Rama
Autori i Lajmit: Nga Prec Zogaj
Tetëmbëdhjetë marsi është data kur PD dhe PS kanë lënë në aulën e Kuvendit të Shqipërisë një takim shumë të rëndësishëm për fatin e krizës politike që po përjeton vendi. Mendova ta quaj takim dhe jo duel për faktin se kriza atje nuk do të zgjidhet e nuk mund të zgjidhet as me forcën e muskujve, as me forcën e kartonit. Mund të zgjidhet vetëm me forcën e arsyes dhe me frymëzimin e një vizioni realist për krizën dhe pasojat e saj.
Çdo të ndodhë me datën 18 mars dhe të nesërmen? A do të vijojë politika shqiptare në tragën e një kompromisi të domosdoshëm, apo rrugët e shumicës dhe opozitës do të ndahen përsëri për ta futur të ardhmen e afërt të vendit në të panjohurat e një krize që ka konsumuar edhe mundësinë e zgjidhjes në Kuvend?
Prononcimet e prera të disa zëdhënësve të shumicës qeveritare paralajmërojnë rrëzimin e nismave ligjore të PS-së. Po të besosh çfarë thonë ata, nuk ka asnjë shpresë për zgjidhje dhe seanca e datës 18 mars do të jetë një formalitet i lamtumirës. Natyrisht, publiku nuk do të presë seancën plenare për të marrë vesh qëndrimin zyrtar të shumicës. Gjatë diskutimit të projekteve në komisionet parlamentare, palët do të përcaktojnë më qartë qëndrimet e tyre. Por, edhe qëndrimi në grupe nuk do të jetë përfundimtar. Në vartësi të argumenteve dhe të presionit që ushtron mbi krizën faktori i brendshëm dhe ai ndërkombëtar, qëndrimet mund të ripërcaktohen edhe në seancë. Të gjithë miqtë dhe partnerët e Shqipërisë janë të interesuar që 18 marsi të mos digjet si shans.
Duhet ta themi se nuk është parlamenti dhe parlamentarët aktorët e lojës. Seanca e datës 18 mars është në thelb vazhdimi i dialogut mes Berishës dhe Ramës, kësaj radhe brenda institucionet ligjvënës dhe pa praninë e një force të tretë. Nuk ekziston në Kuvendin e Shqipërisë një shumicë alternative jashtë vullnetit të Berishës dhe Ramës. Nëse seanca e datës 18 dështon, ka dështuar dialogu i nisur mes tyre.
Nga shumë pikëpamje jam i prirur ta shoh këtë datë si marrëveshjen e 9 marsit 1997-të, në kushte dhe rrethana të reja, në aulën e Kuvendit. Çdo krizë politike ka "origjinalitetin" dhe kontekstin e vet. Por tensioni i brendshëm i një krize politike me mbivendosje të krizës ekonomik mbetet po ai. Nuk është nevoja të presësh përsëritjen pikë për pikë të ngjarjeve për të shkuar drejt përsëritjes pikë për pikë të zgjidhjes. Mençuria është të nxjerrësh mësime nga pësimet dhe të mos përsërisësh gabimet.
Në këtë aspekt leximi i drejtë i lëvizjeve të opozitës nga qeveria dhe anasjelltas, ka rëndësi të madhe për qëndrimin fleksibël që duhet mbajtur. Me bojkotin Rama i pat dhënë rast Berishës të ulej para se ta ulte Europa. Bojkoti shërbeu për ta ekspozuar problemin e zgjedhjeve në nivelin euro-amerikan. Pas kësaj, PS hyri në Kuvend për të larguar presionin mbi vete dhe për të lëvizur krizën nga vendi. Me projektligjet e paraqitura PS u dha veshjen ligjore kërkesave të saj, duke avancuar në këtë drejtim pa marrëveshjen që KiE e dëshironte në tryezën e presidentit. Grupi i kësaj partie shkon në seancën e 18 marsit me përparësinë e një lëvizjeje në drejtimin e duhur, por edhe me frymëzimin e provave që kanë filluar të dalin në dritë nga drejtime të ndryshme. Kutia e Ryzhdijes vërtetë nuk është llogaritur në rezultat, por hetimi i saj tregon një aspekt të manipulimit të zgjedhjeve: votimin në
emër të emigrantëve. Kjo është një dukuri me përhapje të gjerë. Vëzhguesit e mi më kanë informuar se në kutinë e fshatit Kotërr në Zadrimë janë bërë rreth shtatëdhjetë falsifikime firmash në emër të votuesve që mungonin. Kapitulli i votës së emigrantëve është shumë i dhimbshëm dhe duhet ti kthehemi seriozisht. Pasi nuk ua siguruam dot të drejtën e votës, ua vjedhim atë. Kjo është me shumë se skandaloze. Është e turpshme sa ska. Është fyerja më e madhe që u bëjmë atyre që kanë mbajtur ekuilibrat makroekonomike të Shqipërisë.
Këto ditë kryeministri ka qenë më i matur se zëdhënësit e tij. Natyrisht, ai po teston. Berisha ka përvojë si politikan. Ai nuk dëshiron ta djegë seancën e datës 18 pa e çelur. Ai e parashikon presionin që do të bjerë mbi të. Është e drejtë në parim ajo që ai tha pardje se marrëveshja kërkon lëshime të dyanshme. Por, në masën që të mos tjetërsohet thelbi i qëndrimit të palës që ka shtruar problemin.
Pritja popullore për seancën e datës 18 është e madhe dhe do të vijë duke u shtuar. Alternativat tani për tani janë dy. Konsensus, ose dalje të opozitës nga parlamenti. Kush e konsideron ketë kthim në pikën e nisjes e ka gabim. Është përsëritje në një pikë më të lartë të spirales, që nënkupton një situatë të re. (Postuar nga Faktori Plus)
Ky lajm është publikuar: 09/03/2010