E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pullat fiskale per birren

Pullat fiskale, për herë të parë të aplikueshme për birrat, pritet të formalizojnë këtë industri në vendin tonë.

Përfaqësues të komunitetiti të biznesit shprehen se një ligj i tillë, i cili është botuar tashmë në fletore zyrtare, duhet të mos rëndojë financiarisht prodhuesit vendas. Luan Bregasi, President i “Biznes Albania”, thekson për ABC news, se bizneset janë në negociata me përfaqësues të ministrisë së Financave, me qëllim që kostot financiare të përshtatjes së linjave , t’i ngarkohen koncensionarit. Gjithashtu, bizneset vlerësojnë faktin se implementimi I një praktike të tillë kompensohet me uljen e çmimit të akcizës për pijet alkoolike.

Ligji për vendosjen e pullave fiskale mbi pijet alkoolike ka kohë që diskutohet dhe përfaqësues të misnitrisë së Financave kanë ndërmarrë disa herë takime me grupet e interesit, duke reflektuar edhe kërkesat e tyre.

Ai pritet të implementohet konkretisht në muajin mars, pasi përfshin vënien në punë ta makinerive që do të prodhojnë kodet.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›