E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandalet dhe urdhërat që lanë “zhveshur”, Policinë e Shtetit



TIRANË - Nxjerrja e urdhërit për miratimin e rregullores së uniformës së Policisë së Shtetit duhet të mbështetet në Vendim të Këshillit të Ministrave që ka miratuar uniformën e policisë (shkak- pasojë). Në rastin konkret duhet të mbështeten në VKM Nr. 79, datë 21 janar 2009 (se ky vendim ka miratuar uniformën e policisë). Mirëpo, Hysni Burgaj, duke shpërdoruar detyrën, merr mbi vete përsëri përgjegjësitë: por këtë rradhë në pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë. Shkurt 2010: Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj, nxjerr urdhërin Nr. 218, datë 9 shkurt 2010, “Për miratimin e rregullores së uniformave të Policisë së Shtetit”. Me disa ndryshime nga paraardhësi i tij, ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ahmet Prençi që me urdhërin Nr. 97, datë 16 shkurt 2009 ka miratuar normat e uniformës së Policisë së Shtetit.
Abuzimet
Miratimi antiligjor i rregullores së uniformës së Policisë së Shtetit me urdhër Nr. 218, datë 9 shkurt 2009 të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj ka gjetur mbështetje tek: Nenit 10 (Fonde të veçanta), të ligjit 9749, datë 4 qershor 2007, “Për Policinë e Shtetit” i cili shprehet: a- Buxheti i Policisë së Shtetit ka një zë të veçantë për pagesën e personave për rastet e operacioneve të veçanta policore dhe për informatorët. b- Këto fonde administrohen nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, në bazë të rregullave dhe kritereve të përcaktuara me udhëzim të Ministrit. Mirëpo, neni 10, nuk parashikon kompetenca që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, të nxjerrë urdhër për miratimin e rregullores së uniformave të Policisë së Shtetit. Nenit 20, pika 2 (Drejtori i Përgjithshëm i Policisë), të ligjit Nr. 9749, datë 4 qershor 2007, “Për Policinë e Shtetit”, i cili shprehet: Drejtori i Përgjithshëm i Policisë është autoriteti më i lartë administrativ, teknikë dhe operacional i policisë. Mirëpo, neni 20, pika 2 nuk parashikon kompetencë që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, të nxjerrë urdhër për miratimin e rregullores së uniformës së Policisë së Shtetit. Në këndvështrimin e ngarkesës së nenit 10 (Fonde të veçanta) dhe nenit 20 (Drejtori i Përgjithshëm i Policisë) pika 3/b, c dhe ç, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë më shumë rezulton të jetë Drejtor i Buxhetit- Financës, sesa Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
Shkelja
Nenit 105 (përcaktimi i aktit administrativ individual) të ligjit Nr. 8485, datë 12 maj 1999 “Kodi i Proçedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”, i cili shprehet: Për qëllimet e këtij ligji, do të konsiderohen akte administrative të gjitha vendimet e organeve të administratës publike, të cilat krijojnë pasoja juridike në raste individuale. Mirëpo, neni 105, nuk parashikon kompetenca për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit të nxjerrë urdhër për miratimin e rregullores së Uniformës së Policisë së Shtetit.
Neni 56 (Përdorimi i uniformës së Policisë) të Urdhërit të Ministrit të Brëndshëm Nr. 1404, datë 9 dhjetor 2008, “Për miratimin e rregullores së brendshme të Policisë së Shtetit”, i cili shprehet: A- Kanë të drejtë të perdorin dhe veshin uniformën e Policisë së Shtetit vetëm punonjësit që kanë gradë policie. Rregullat për mbajtjen dhe përdorimin e uniformës përcaktohen në rregulloren e uniformës. Pra dhe neni 56 nuk parashikon kompetenca, që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë të nxjerrë urdhër për miratimin e rregullores së uniformës së Policisë së Shtetit.

Çfarë mungon në uniformën e policisë
Rregulloret e uniformës së policive në botë, trajtojnë teknikisht, të zbërthyer dhe disa të dhëna në lidhje me modelet e uniformës, lëndët e para tekstile (struktura) dhe ngjyrat e tyre që do të përdoren për prodhimin e uniformës së policisë, si dhe instruksioni që përmban dhe shënjat konvencionale të trajtimit të tyre (larje, hekurosje, etj). Trajtojnë disa të dhëna në lidhje me përmasat bazë trupore të uniformës (prerjet: gjoks/ gjatësi). Të dhëna për format dhe përmasat e shënjave, simboleve, gradave, emblemave, etj. Trajtojnë mënyrën e mbajtjes së uniformës dhe mënyrën e vendosjes në uniformë të shënjave, simboleve, gradave, emblemës, etj. Se vetëm kështu tregohet një mënyrë e mirë që punonjësit e policisë të njohin përmasat e tyre, të vishen në përputhje me përmasat e tyre trupore dhe t’a mbajnë pastër atë (po kështu dhe me këpucët etj.). Të njohin simbolet, gradat, stemën, çdo element tjetër përbërës të uniformës dhe shënjat dalluese, si shënja identifikimi (format dhe përmasat e tyre). Simbolet, elementët e shënjave dalluese në uniformën e punonjësit të Policisë së Shtetit, identifikimin e tyre si mjet komunikimi me publikun, komunitetin, nga përmbajtja kuptimore (se çfarë përfaqësojnë), ato shprehin identitetin kombëtar. Uniforma e punonjësit të Policisë së Shtetit (produkt me identitet), është kuptimplotë. Pikërisht, këtu njohja fillon kuptimin. Mirëpo të dhënat e mësipërme të domosdoshme si sekuenca specifike, mungojnë në rregulloren e re të uniformës së Policisë së Shtetit (shembulli: faqe 24 nga 51), të miratuar me urdhër nr.218, datë 09.02.2010 të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë. Nga mungesa e theksuar e profesionalizmit, në këtë rregullore ndërsa kërkohet përshkrimi i uniformave (faqe 21 nga 51…), por në fakt pasqyrohen artikuj të normuar të uniformës të miratuar një vit më parë me urdhër nr.97, datë 16.02.2009, të ish Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Z.Ahmet Prenci. Vetëm me kaq të dhëna mundësohet të njihet punonjësi i Policisë së Shtetit. Një polici e tërë, që nga kjo “palo” rregullore të uniformës, minimalisht nuk mëson dot të dijë, as ngjyrën bazë (karakteristikë) të tekstileve të uniformës bazë te tyre.

Shkeljet në uniformat verore dhe dimërore
Gjithë policitë në botë, paraqesin hyrjen në rregulloren e uniformës (në kopertinë) duke pasqyruar performancën e uniformës së policisë me fotografi, duke e përshtatur duke e përshtatur me policë natyral të veshur nga strukturat me uniformën përkatëse. Ndërsa Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në Shqipëri me urdhër Nr. 218, datë 9 shkurt 2010, miraton rregulloren e uniformës, por e paraqet hyrjen (kopertinën) e kësaj rregullore me stemën e Policisë së Shtetit. Më pas kjo rregullore vazhdon duke pasqyruar performancën e Policisë së Shtetit duke e pershtatur me disa manekina (artificial) të veshur me kostum polici model italian, dhe me shumë mangësi, ndërsa punonjësi i policisë nuk mëson asgjë nga kjo e “ashtuquajtur rregullore” të uniformës. Sikurse ishte paralajmëruar, në rregulloren e uniformës, vihen re disa ornamente e elementë për uniformën ceremoniale (faqe 35 nga 51) si Almari, Shirit i kapeles, Kordoni dhe për uniformën bazë operacionale si shirit plastik për kapele, të cilat nuk janë të miratuara dhe të normuara në përdorim të këtyre uniformave. Pikërisht këtu fillon shthurja e uniformës së rë të Policisë së Shtetit, miratuar me VKM Nr.79, datë 21 janar 2009. Kështu, ndërsa në faqet e mësipërme të kësaj rregullore pasqyrohen shiriti kapeles, por në kapelet e uniformave ceremoniale- Femra (faqe 21 nga 51), Meshkuj (faqe 22 nga 51) dhe të uniformave bazë operacionale- Femra- Dimërore (faqe 23 nga 51), Meshkuj- Dimërore (faqe 24 nga 51), nuk janë të vendosur shiriti në pjesën e përparme të qemerit të kapeleve. Në rregulloren e re të uniformës së Policisë së Shtetit 2.2-b Uniforma Bazë Operacionale Meshkuj- Dimërore, në përbërje, kjo uniformë, pika “d”, vihet re se, punonjësi i policisë do të ketë në përdorim dhe fund (faqe 24 nga 51). ǒka të lë të kuptosh si rregull, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, punonjësit e policisë-meshkuj, lejohen të shkojnë në operacione të veshur dhe me “funde femrash”. Vetëm VKM Nr. 236, datë 23 maj 2004, “Për miratimin e uniformës dhe të shenjave të policisë”, me performancën e saj, ishte një vendim perfekt e i arrirë ligjerisht-teknikisht- profesionalisht, një rregullore e pasur dhe kuptimplotë për përdorim nga punonjësit e Policisë së Shtetit, por të shfuqizuar në emër të uniformës së re dhe të shenjave të Policisë së Shtetit, me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 79, datë 21 janar 2009.
Box anash
Policia pa rroba
Prej janarit 2009, nga numri një i policisë shqiptare deri tek polici i thjeshtë mbajnë veshur një uniformë të shfuqizuar me vendim qeverie, në pamundesi për të riveshur uniformen e re e cila për asye të paqarta është ende në proces tenderimi.
Skandali denoncohet nga Sokrat Boçi, projektuesi i uniformës së vjeter që ende është në përdorim, të miratuar me vendim të qeverisë Nano që prej vitit 2004, por të rrëzuar në vitin 2009 me vendim qeverie.
Boçi së bashku me një ekip të posacëm kanë punuar për disa vite rresht për unifikimin e uniformës së policisë dhe simboleve të saj, sapo policia shqiptare u shkëput si strukturë nga Forcat e Armatosura.

Nesër do lexoni:
Kur shtetit ngatërron simbolet e Policisë së Shtetit

25 Gusht 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›