Ambasada italiane inaguron nismën e re
11/03/2010 “Italia dhe Shqipëria 2010 - Dy popuj, një det, një miqësi”
Me iniciativë të ambasadës italiane në SHqipëri, ka nisur Pranvera Italiane: “Italia dhe Shqipëria 2010 - Dy popuj, një det, një miqësi”. Si evenimenti më i madh me karakter promovues i realizuar ndonjëherë në marrëdhëniet mes dy vendeve, kjo nismë e Këshillit të Ministrave të Republikës Italiane, me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, do të shërbejë për të evidentuar dhe për të nxitur më tej potencialin e jashtëzakonshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve, në shumë fusha e sektorë prioritarë, siç janë ekonomia, tregtia, energjetika, infrastruktura, transportet, kultura dhe shoqëria civile. Në fjalën e mirëseardhjes Ambasadori i Republikës Italiane në Tiranë, Saba D’Elia e vuri theksin në kuadrin e privilegjuar të marrëdhënietve të shkëlqyera midis dy vendeve, që dëshmohen qartë nga vizita e fundit e Kryeministrit Berisha në Itali si dhe nga vizita e Ministrit të Punëve të Jashtme të Italisë, Franko Fratini në Tiranë më 12 prill. Gjithashtu Ambasadori D’Elia vuri në dukje lidhjet tradicionale kulturore e ato të miqësisë që ekzistojnë mes dy popujve, të cilat përbëjnë një urë të pazgjidhshme të këtyre marrëdhënieve. Ai e cilësoi këtë projekt të hapur ndaj ideve e nismave dhe ftoi, me këtë rast, të gjitha subjektet shqiptare e ato italiane të marrin pjesë aktivisht për realizimin e veprimtarive të ngjeshura të kësaj stine. Ndërkohë në fjalën e tij, Zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme Meta falenderoi Qeverinë italiane për ndërmarrjen e kësaj inisiative që përmes spektrit të gjerë të konferencave e debateve me karakter ekonomik, integrues dhe zhvillimor, do të dëshmojë partneritetin parësor strategjik, politik e ekonomik me Italinë fqinje e mike. Në këtë kuadër, ai përshëndeti veprimtaritë që do të ndërmerren me rastin e 20 vjetorit të Kooperacionit për Zhvillim, themelimin e Forumit të Dialogut ndërmjet Shoqërive Civile Shqiptaro-Italiane, por edhe diskutimet mbi projekte të përbashkëta për zhvillimin e ekonomisë dhe të infrastrukturës në Shqipëri. Duke e cilësuar si një stinë të madhe të miqësisë, Meta vlerësoi se Pranvera Italiane do të ndriçojë nga një këndvështrim unik lidhjet e forta kulturore e shpirtërore mes dy popujve, që bazohen, ndër të tjera, në diasporën e hershme të arbëreshëve të Jugut të Italisë dhe në komunitetin e sotëm të shqiptarëve në Itali, të cilët po pasurojnë e konsolidojnë gjithnjë e më shumë urat tradicionale të miqësisë mes dy vendeve.
Në fund, Meta vlerësoi rolin edhe kontributin e veçantë të komunitetit shqiptar në Itali në marrëdhëniet e forta mes dy vendeve duke theksuar se: “20 vjet më parë kishim një det që na ndante, ndërsa sot kemi një det që na bashkon, e mbi të gjitha një projekt të përbashkët: Evropën e Bashkuar, me Shqipërinë dhe Ballkanin si pjesë të saj, një herë e përgjithmonë.” “Pranvera Italiane 2010 - Dy popuj, një det, një miqësi” do të zgjasë nga muaji mars deri në qershor 2010, në qytetet kryesore të Shqipërisë.