E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, patenta provimi përmes sistemit elektronik

GJIROKASTëR- Përurohet në Gjirokastër qendra e testimit përmes sistemit elektronik të provimeve teorike për lejet e drejtimit të automjeteve. 30 kursantë nga ky qytet kanë qënë të parët të cilët janë testuar nga sistemi kompjuterik në provimin për patentat.

Falë këtij sistemi kursantët kanë mundësinë jo vetëm të testohen, por edhe të marrin po online përgjegjen e provimit teorik per patentat. Tashme të tilla qendra janë përuruar në disa qytete të Shqipërisë si Elbasani, Fieri apo Vlora duke lehtësuar së tepërmi mënyrën e testimit por edhe marrjes së rezultatit.

Njëkohësisht me këtë mënyrë synohet të ofrohet më tepër transaprencë në korigjimet e testeve dhe dhënien e lejeve te drejtimit.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›