E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krimet e te miturve i kujt eshte faji

Kur prindi nuk e perfshin fare ose shume pak dhe nuk interesohet aq per boten emocionale te tij ka rrezik qe femija te behet kontingjent krimi.


Edhe ne kete rast i rendesishem eshte modeli. Femija mund te manipulohet nga te tjeret per arsye te ndryshme ku me kryesorja eshte se duke qene i mitur mund te mos ndeshkohet ose ndeshkohet pak nga ligji


Perfshirja e te miturve ne krime te ndryshme prej kohesh eshte nje nder shqetesimet e shoqerise shqiptare.


Po ndersa flitet e raportohen nga policia raste ku te miturit perfshihen ne krime duke filluar qe nga ai me i perhapuri ne kete kategori qe eshte vjedhja e deri edhe tek vrasjet pak apo aspak behet per rehabilitimin e atyre qe pasi perfshihen ne krime te ndryshme dhe kryejne ose jo denimin ne varesi te moshes dhe ligjit perkates rrezikohen dhe madje ne mjaft raste ribejne te tjera krime.


Tek te miturit mbisundon krimi i vjedhjes qe sipas statistikave eshte shqetesues dhe ne mjaft raste autoret jane perserites. Ne Shkoder gjate vitit 2010 Gjykata e Shkalles se Pare ka shqyrtuar 71 raste krimesh nga te mitur ku ne 50 raste akuza ka qene vjedhje por nuk kane munguar as krimet e tjera madje dhe plagosje apo vrasje.


Burime te policise se Shkodres tregojne mjaft raste kur te miturit qe kapen duke kryer krime jane perserites pra e kane kryer kete krim dhe here te tjera.


Pasi kane perfunduar kohen e vuajtjes se denimit i cili ne pjesen me te madhe te rasteve eshte i ulet pasi autoret i favorizon mosha dhe legjislacioni perkates ata kryejne te njejtin aktivitet.


Ka mjaft raste vecanerisht per vjedhje ku ata qe ndalohen nga polica jane te mitur qe e kane bere dhe me perpara kete veprim. Ne si efektive policie thuajse i njohim te gjithe te miturit qe vjedhin duke nisur nga cantat e kalimtareve bizhuterite qe mbajne femrat bicikletat motoret e makinat apo dhe dyqanet. Vjedhja mes te miturve eshte shqetesuese. Ka prej tyre qe aktivitetin kriminal e kane nisur prej kohesh dhe ndonese kane hyre disa here ne burg kur dalin perseri i kthehen vjedhjeve-shprehen burime te policise se Shkodres.


Lidhur me perfshirjen e te miturve ne krime faktoret psikologjike dhe sociale qe ndikojne shprehet specialisti i fushes se psikologjise Prof.As.Dr. Gezim Dibra i cili drejton dhe departamentin perkates ne universitetin Luigj Gurakuqi.


Vitet e fundit po verehet nje perfshirje me e gjere e te miturve ne krime. Cilet jane faktoret psikologjike e sociale qe ndikojne tek te miturit ne kryerjen prej tyre te veprimeve te kundraligjshme perfshire dhe krime te renda


Duhet percaktuar se cfare perfshin termi moshe e mitur. Ligjerisht te mitur quhen personat deri ne 18-vjec por do te thoja se deri ne perfundimin e shkolles aty nga mosha 22-23 vjec vazhdon procesi i zhvillimit te plote fizik social mendor ose psikologjik te individit. Mbarimi i moshes se adoleshences 18-vjec lidhet me kete formim. Te miturit do ti ndaja ne dy faza zhvillimi qe i pergjigjen moshat 6-11 vjec dhe pjesa tjeter ne fazen e dyte. Ne kete proces ka disa momente kulmore qe quhen kriza te moshes keto ne vitet 7 11 18. Keto lidhen me ndryshimet ne zhvillimin fizik fiziologjik e social dhe duhet te njihen mire nga prinderit.


Ne fazen e pare ate te moshes 6-11 vjec ne rast se kemi krime ato per mendimin tim jane me shume te pavetedijshme dhe lidhen me nje teresi faktoresh. Per mua si psikolog krimi ne kete moshe ndodh si pasoje e ndikimit nga te tjeret vecanerisht nga nje faktor shume i rendesishem qe tek ne eshte shume i pranishem modeli. Te miturit qe perfshihen ne krime ne kete moshe ne cdo aspekt te veprimtarise se tyre kane parasysh nje model qe e shohin pa e kuptuar dhe qe perpiqen ta imitojne.


Kete model e shohin ne filma ne biseda ne menyren e komunikimit te njerezve sidomos prinderve. Ndikimin me te madh e kane prinderit por dhe shoket me te rritur pasi ne keto mosha krijohen dhe grupe heterogjene apo dhe mikromjedise qe ndikojne ne krime.
Faza e dyte qe perfshin moshen mbi 11-vjec eshte mosha kur femija ka filluar te kuptoje te abstragoje te kete koncepte per jeten.


Tipar kryesor i zhvillimit te tij eshte ndjenja per tu dukur si i rritur pra do qe te afirmohet dhe kur kjo nuk ndodh ne ato drejtime ku ai mendon se ka aftesi atehere ndodh qe ai gjen nje rruge ne dukje me te lehte per afirmimin por qe ne te vertete eshte me e veshtire.


Ne keto kushte ai behet viktime e grupimeve apo individeve te perfshire ne krime qe i mbajne pas vetes te miturit dhe ketyre u duken si te suksesshem. Keshtu duke mos gjetur rrugen e afirmimit ne drejtimin pozitiv femija shkon ne drejtimin negativ. Mendoj se ka dhe faktore te tjere si familja menyra si e realizon ajo edukimin e femijes ne kete periudhe sa e degjon apo e merr parasysh mendimin interesat deshirat e prirjet e tij si dhe sa e perfshin ate ne problemet e familjes.


Kur prindi nuk e perfshin fare ose shume pak dhe nuk interesohet aq per boten emocionale te tij ka rrezik qe femija te behet kontingjent krimi.


Edhe ne kete rast i rendesishem eshte modeli. Femija mund te manipulohet nga te tjeret per arsye te ndryshme ku me kryesorja eshte se duke qene i mitur mund te mos ndeshkohet ose ndeshkohet pak nga ligji.


A mendoni se institucionet e ndryshme kane bere aq sa duhet ne drejtim te mosperfshirjes se te miturve ne veprime kriminale


Mendoj se institucionet e ndryshme nuk kane bere pune serioze. Ka shume OJF qe merren me probleme te shoqerise dhe rezultati i punes se tyre eshte thuajse zero. Ka filluar te jete i pranishem roli i psikologut dhe punonjesit social ne shkolla por eshte shume i brishte.


Ka disa psikologe por ata nuk jane te profilit dhe ne vend qe te ndihmojne demtojne pasi duke mos njohur metodat e trajtimit krijojne probleme. Ketu roli kryesor i takon shtetit per ta shtrire kete sherbim ne shkolla pasi shkolla eshte institucioni me i specializuar i edukimit.


Ne sistemin e drejtesise psikologet jane te pranishem ne menyre qe te mos te tejkalohet norma ne te pyeturit e te miturit qe akuzohet. Kjo respektohet dhe une kam pasur nje pervoje te tille para disa vitesh. Ne polici ka psikologe pasi ka ndodhur qe i mituri vihet nen presion psikologjik duke u trajtuar si i rritur.


Me sa kam dijeni merren parasysh verejtjet e psikologut ne seancat gjyqesore. Madje me kujtohet nje rast para disa vitesh kur gjyqtari i drejtohej te miturit te akuzuar per vjedhje me shprehje si e pata fajin une qe te lashe te lire heren tjeter.


Ky eshte nje presion qe nuk mund lejohet te behet tek i mituri pasi e rrit ngarkesen emocionale te tij dhe mund te manipulohet lehte. Ajo qe mendoj une eshte rritja e rolit te psikologut dhe shtrirja me e gjere e tij.


Vjedhja eshte krimi me i shpeshte qe verehet tek i mituri. fare mendoni se ndikon ne psikologjine e te miturve dhe i shtyn per te bere vjedhje


Vjedhja varet nga mosha e femijes dhe mikromjedisi ku ai jeton. Ndodh qe femija merr pa leje nje frute nga pema. Kjo nuk eshte se shkakton ndonje dem te madh por ne cdo rast duhet theksuar se eshte veprim i demshem si ne shkolle ashtu dhe ne familje. Nuk mendoj se eshte faktori ekonomik ai qe i shtyn te miturit ne vjedhje por eshte modeli.


Ndikimi i modelit qe shihet ne telenovela apo filma qe nuk jane te pershtatshem per moshen ben qe ky model te imitohet nga femija. Nuk jam qe i mituri te mos shohe televizor por programet qe ai sheh duhet te jene te kontrolluara nga prindi ne menyre qe femijes ti shpjegohet se cfare eshte e mire dhe cfare eshte e keqe.


Duke qene se krimi tek te miturit ka rritje dhe ne mjaft raste kemi te mitur qe riperserisin krime a mendoni se eshte i nevojshem nje institucion riedukues


Nuk jam per institucione riedukimi sic kane qene dikur te tipit sovjetik. Vete burgu tani nuk quhet i tille por institucion riedukimi. Mendoj se eshte e domosdoshme te shtohet prezenca e specialisteve ne keto institucione qe per te miturit duhet te jene absolutisht te vecuara nga ato te te rriturve. Keta specialiste duhet te kene te planifikuar programe te qarta riedukimi te cilat po u zbatuan mire tek te miturit sjellin ndikim pozitiv.


Me keqardhje konstatohen rastet kur ben nje krim vuan denimin dhe sapo e kryen ate dhe lirohet e ben perseri ate krim ose ndonje tjeter. Ne kete rast riedukimi rehabilitimi i tij ne shoqeri eshte zero. Shoqeria dhe shteti duhet te mendojne me shume.


Hajduti profesionist

Kristian Pjeter Arra aktualisht 18-vjec heren e fundit eshte ndaluar nga policia e Shkodres si i akuzuar per vjedhjen e kater objekteve ne qytetin e Shkodres.


Vjedhja e Kishes se Arres se Madhe nderteses se nje shoqate bamiresie si dhe dy objekteve te tjera ne lagjen Ndoc Mazi te qytetit sipas policise ka si autor 18-vjecarin i cili njihet si vjedhes serial. Sipas policise eshte bere dokumentimi ligjor dhe jane gjetur provat qe fajesojne adoleshentin. Kristian Arra i lindur ne Ndreaj -Shosh ne Dukagjin eshte i njohur per policine prej vitesh pasi aktivitetin e tij si vjedhes e ka nisur pa mbushur 14 vitet.


shte ndaluar disa here eshte denuar kater here me burgim dhe perseri vazhdon te vjedhe. Ne vitin 2005 u ndalua dy here por si i mitur u la i lire. Me 2006-n ndalohet pasi dokumentohen vjedhje dhe vuan denim te shkurter tek burgu i te miturve. Sapo del prej andej arrestohet perseri per vjedhje.


Ne korrik te 2006-es ndalohet teksa tentonte te vidhte nje biciklete me 11 shkurt 2007 ndalohet per vjedhjen e nje lokali. Ne kete periudhe ai ka menduar ta thelloje aktivitetin e tij duke rekrutuar dhe te mitur te tjere. Keshtu sipas policise mesohet se ka rrahur per ta detyruar te shtyje per te vjedhur shtetasin J.G vetem 8-vjec.


Pas kundershtimit te femijes se varfer i cili ka preferuar te lype por jo te vjedhe ai e ka rrahur. Denohet me 7 muaj e 10 dite burgim. Pas daljes nga burgu ndalohet perseri me prill 2008 per tu denuar e dale perseri nga burgu ku vazhdon te rikthehet rregullisht.


Nga Gjykata e Shkalles se Pare ne Shkoder ne vitet 2007-2009 jane dhene kater denime me burgim per Kristian Arren. Sipas policise ka dhe vjedhje te tjera te Arres te cilat nuk kane mundur te dokumentohen pasi ai eshte bere profesionist ne kete aktivitet.


Kristian Arra jeton ne nje familje te varfer te ardhur nga zona malore dhe sipas policeve gjyqtareve apo avokateve ne cdo proces gjyqesor ne ngarkim te tij ai e pranon autoresine e vjedhjes kerkon meshire dhe gjykim te shkurtuar.


Ndonese kontingjent i njohur per policine per vjedhje i shoqeruar ndaluar e denuar disa here me vetem 6 klase shkollim Kristian Arra asnjehere nuk eshte trajtuar nga shoqata te ndryshme qe kane projekte per edukimin e te miturve qe kane probleme. Kristian Arra nuk eshte me i mitur pasi ne prill te vitit te shkuar ai i mbushi 18 vitet. Por ai eshte nje rast tipik i perfshirjes se te miturve ne boten e krimit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›