Dumre, krijohet grope karstike. Rrezik katastrofe
Një gropë e madhe karstike është krijuar në fshatin Liçaj të komunës Shalës në Elbasan si shkak i formacionit gjeologjik të tipit Gips. Përmasat gjigande dhe afërsia me rezervuarin e Kashtës ka vënë në alarm gjeologët dhe banorët.
ELBASAN- Që nga fillimi i kësaj jave në afërsi të rezervuarit të fshatit Liçaj të komunës së Shalësit në Elbasan, është krijuar një gropë gjigante karstike thellësia e së cilës vetëm sot shkon në 100 metra, ndërsa diametri i saj në 30 metra. Përmasat e gropës në zonën e Dumresë, vazhdojnë të thellohen nga ora në orë, ndërkohë gjeologët paralajmërojnë një katastrofë në njerëz nëse gropa do të vazhdojë të jetë aktive.
Rreziku shtohet si shkak i pranisë së gropës vetëm 50 metra nga rezervuari i Kashtës dhe në rast se aktiviteti i gropës vazhdon, duhet të shkarkohet i gjithë rezervuari pasi zona në fjalë rrezikon përmbytjen. Gropa që ka ujë në fund të saj ndodhet në një formacion gjeologjik të tipit gips, i cili në prani të ujërave nëntokësorë tretet. Gropa të tilla janë shkak i krijimit të një numri të madh i liqenesh karstike në zonën e Dumresë dhe sipas gjeologoëve janë duke u dhënë shenjat e para të krijimit të një liqeni të ri.
Fenomeni natyrorë ka shqetësuar banorët duke krijuar panik pasi gropa ndodhet fare pranë digës së rezervuarit. Sipërfaqe prej 82 hektarësh dhe sasia prej mbi 2.8 milion metër kub ujë që ndodhet në këtë rezervuar tregon qartë se sa kritike është situata. (a.r/news24/balkanweb)