E Shtunë, 31 Tetor 2026

MSA-ja Shqipëri- Bashkim Europian, hyn nesër në fuqi

Më shumë se 2 vjet pas nënshkrimit, hyn nesër në fuqi Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, që shoqërohet me shfuqizimin e Marrëveshjes (INTERIM). MSA parashikon vendosjen e një zone tregtie të lirë mes KE dhe Shqipërisë. 

TIRANE- Më shumë se 2 vjet pas nënshkrimit, hyn nesër në fuqi Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, e cila shoqërohet me shfuqizimin e Marrëveshjes së Përkohshme (INTERIM). MSA parashikon vendosjen e një zone tregtie të lirë mes Komunitetit Evropian dhe Shqipërisë, që do të thotë se palët do të krijojnë një hapësirë të përbashkët ku mallrat, personat, shërbimet dhe kapitalet do të qarkullojnë lirshëm, pa barriera fizike dhe teknike. Përfitimet konkrte dhe të menjëhershme nga hyrja në fuqi e kësja marrëveshjeje sipas Ministres se Integrimit, Majlinda Bregu, është edhe lëvizja e lirë e punëtorëve.

“MSA është baza kontraktuale mes Shqipërisë dhe BE-së dhe motorri kryesor i reformave në vend; falë hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshjeje Shqipëria do të ketë një sërë përfitimesh, mes të cilave do të veçoja, Lëvizja e lirë e mallrave, lëvizja e lire e punëtoreve” deklaroi ministria e integrimit. (e.n/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›