PS: Qeveria ka shkelur ligjin e buxhetit të shtetit
PS akuzon maxhorancën se po shkel ligjin e buxhetit të shtetit. Duke ngritur akuza për vendime korruptive, Harasani theksoi se me faljen e që u bën kazinove, qeveria po u fal 28 milion dollarë, me të cilat mund të ishin paguar 2.8 milion karta.
TIRANE- Partia Socialiste akuzon maxhorancën në pushtet se po shkel ligjin e buxhetit të shtetit. Sipas deputetit të PS Andis Harasani, vetëm dy ditë pasi u bë publik buxheti faktik i dymujorit të 2009-tës, ku në zërin e të ardhurave, ligji i Buxhetit është shkelur, duke treguar vetëm në 2 muaj, një deficit prej 35 milion dollarësh.
Duke akuzuar qeverinë se po merr vendime të pastra korruptive, llogarit se vetëm me faljen e që u bën kazinove, qeveria po u fal 28 milion dollarë pronarëve të tyre ndërkohë që me këtë vlerë mund të kishte paguar 2.8 milion karta identiteti.
“Është e papranueshme të mendosh se ky ish kampion i luftës kundër kazinove, njeriu që premtoi që do hiqte dhe kazinonë në qendër të kryeqytetit, sot, vetëm 4 vite më vonë, u fal pa asnjë përgjegjësi 28 milionë dollarë pronarëve të ardhshëm të këtyre kazinove në bregdet, pronarë të cilët shumë shpejt do bëhet e njohur për publikun që janë shumë pranë familjes biologjike të kryeministrit” u shpreh Harasani në një konferencë për gazetarët. (e.n/balkanweb)