Punesim per 150 te sapodiplomuar
Te mbarosh nje shkolle te larte ne nje dege te pelqyeshme, madje edhe me rezultate te mira, duket se nuk do te kaloje pa u vene re nga instancat shteterore. Ministria e Punes, e Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta ka marre persiper punesimin e 150 te rinjve qe jane diplomuar kete vit. Lajmin e ka bere te ditur para pak kohesh zv/ministri i Punes, Kastriot Sulka. Sipas tij, kjo do te realizohet ne kuader te programeve te nxitjes se punesimit. Ndersa drejtori i Zyres Rajonale te Punesimit (ZRP) ne Tirane, Gjergji Ndoja, ka deklaruar se ky program tashme eshte vene ne zbatim sipas kontratave te lidhura me subjektet private dhe institucionet shteterore te interesuara. Sipas zv/ministrit Sulka, punesimi i ketyre te rinjve prane subjekteve apo institucioneve, ku trajnohen per rreth 6 muaj, mbetet edhe qellimi paresor i hartimit te ketij programi, per zbatimin e te cilit Ministria e Punes ka vene ne dispozicion nje fond prej 10 milione lekesh. Studentet e sapodiplomuar, te cilet kane shfaqur interes per t'u regjistruar ne kete program, kane mbaruar kryesisht arsimin e larte per Drejtesi, Ekonomi, Gjuhe te Huaja etj. Ministria e Punes pohon se ky eshte vetem fillimi dhe se do te merren dhe nisma te tjera ne kuader te programit per nxitjen e punesimit. Ndaj ky dikaster i fton studentet te mos demoralizohen dhe te dalin me nivel sa te me larte.