E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shalsi:Berisha e Topalli larg problemeve të njerëzve

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Eduard Shalsi ka hedhur poshtë akuzat e kryeministrit Berisha sipas të cilit Bashkia nuk ka bërë asnjë investim për shkollat. Sipas tij,"çifti Berisha-Topalli nuk kanë asgjë të përbashkët me problemet e njerëzve ndaj hedhin akuza të pabaza". Shalsi deklaroi se kryeminisitri Sali Berisha e kryeparlamentarja Jozefina Topalli po çalojnë çdo ditë e më keq."Ata shajnë për të mbuluar zullumet e tyre", nënvizoi ai. Shalsi ka sulmuar kryeparlamentaren duke e quajtur atë një të papunë që endet nëpër Shqipëri. Sipas nënkryetarit të Bashkisë për Topallin e Berishën pushteti është gjithçka.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›