E Diel, 1 Nëntor 2026

“Qeveria kërkon ta lërë Gërdecin në harresë”

Autori i Lajmit: red.
Kryetarja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Valentina Leskaj, ka akuzuar qeverinë se po përpiqet të anashkalojë ngjarjen e Gërdecit. Duke folur në seancën parlamentare, Leskaj ka theksuar se Qeveria nuk ka plotësuar as kërkesat minimale të banorëve të këtij fshati, një pjesë e të cilëve kanë hyrë edhe në greve urie. “Në tragjedinë e Gërdecit ndodhen ende gjurmët e gishtave të Kryeministrit. Duhet të plotësohen kërkesat minimale të banorëve të Gërdecit. Disa prej tyre kanë hyrë në grevë dhe kërkojnë që Kryeministri të mbajë premtimet e bëra. Por Qeveria ka kërkuar ta largojë vëmendjen nga Gërdeci, të cilin kërkon ta lërë në harresë. Kjo qeveri po përpiqet të mbulojë gabimet me jorganin e NATO-s. Grupi Parlamentar i PS-së solidarizohet me të gjitha kërkesat e grevistëve të Gërdecit. Hapi i parë i mazhorancës në këtë çështje duhet të jetë heqja e imunitetit të ish-ministrit”, - ka pohuar Leskaj.
Ky lajm është publikuar: 10/06/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›