Punësimi i Leka Zogut, shkelje e ligjit për administratën
Në administratën shtetërore të vendit tonë, ligji shkelet me të dyja këmbët. Askush nuk verifikon dosjet e punonjësve të "privilegjuar".
Emërimi i Leka Zogut, pasardhësit të ish-familjes mbretërore shqiptare në administratën e një prej ministrive të qeverisë, pa dorëzuar asnjë dokument që të vërtetojë se ka përfunduar studimet e larta në ndonjë universitet, dëshmon shkeljen e ligjit për administratën dhe statusin e nëpunësit civil.
"Fiks Fare" tregoi dje se askush nuk pyet për ligjin.
Të gjithë e dimë se për t‘u punësuar në administratën shtetërore, përveç dokumenteve të tjera, dokumenti kryesor që të mundëson të aplikosh e më pas të sigurosh vendin e punës, është diploma e një universiteti.
Në rastin e Lega Zogut nuk është ndjekur kjo procedurë ligjore.
"Fiks Fare" gjeti dokumentet që ka depozituar Leka Zogu II.
Sipas këtyre dokumenteve, Leka Zogu ka përfunduar një kurs 20-ditor pranë universitetit ushtarak "Skënderbej" në Tiranë. Ky është një trajnim të cilin e ka zhvilluar gjatë periudhës 28.04.2005-18.05.2005. Gjatë kësaj periudhe ka kryer gjithsej 90 orë mësimi.
Madje për këtë kurs që ka ndjekur i është dhënë edhe një diplomë, por është diplomë për përfundimin me sukses të kursit të përgatitjes ushtarake.
Ajo që të bie në sy është fakti se në dy dokumentet zyrtare që mbajnë vulën e universitetit ushtarak "Skënderbej", Leka Zogut, përbri emrit i shënohet edhe titulli Princ. Në një kohë kur në Shqipëri është ende në fuqi ligji 9063, në nenin 3 të së cilit është përcaktuar qartë se me ish-familje mbretërore kuptohet familja e trashëgimtarëve të ish-mbretit Zog I dhe ish-mbretëreshës Geraldinë, duke përfshirë edhe pasardhësit e tyre. Një tjetër dokument që është futur në dosjen e Leka Zogut në Ministrinë e Jashtme për të justifikuar emërimin e tij është edhe një dokument i lëshuar nga "Royal Military Academy" e Sandhyrstit, që vërteton se Leka Anwar Zogu (dhe jo Princi Leka II) ka përfunduar me sukses një kurs 12-mujor në vitin 2005.