S'do te kete regjistrime, kalimi ne klasen e nente, automatik
Kalimi i nxenesve, qe kane kryer klasen e tete, nuk do te shoqerohet me regjistrime te tyre, ashtu sic ndodhte me pare. Lajmin e bejne te ditur burime nga Drejtoria Arsimore e Tiranes. Sipas tyre, kalimi i sistemit nga 8-vjecar ne 9-vjecar, nuk do te shoqerohet me regjistrime te nxenesve sic behej me pare, per shkak se nuk do te kete vite te para. Megjithate, problemet kane te bejne pikerisht me ata qe shpallen mbetes. Pikerisht per kete kategori kane dale disa udhezime qe saktesojne procedurat per ta. Megjithate, udhezimet i japin shpresa nxenesve te klases se tete qe nuk jane shpallur kalues ne provimet e lirimit gjate vitit te kaluar. Ata mund te vazhdojne normalisht klasen e nente gjate vitit shkollor 2008-2009. Keshtu, ata do te mund te ndjekin klasen e 9-te dhe t'i japin serish provimet e lirimit bashke me gjithe te tjeret. Nese ata mesojne, shanset per t'i marre keto provime jane te njejta me te atyre qe vitin e ardhshem perfundojne klasen e nente. Me futjen e sistemit 9-vjecar do te reformohet edhe sistemi i provimeve e lirimit. Gjithashtu, sipas Ministrise se Arsimit, nese nxenesit e vitit te pare te gjimnazit, kane 3 ose me shume lende mbetese, nuk do ta riperserisin ate, por do te kalojne ne stazh. Keshtu, nese nxenesit qe mbarojne sivjet vitin e pare te gjimnazit, ngelin, atehere ata nuk do te perserisin vitin. Ata do te bejne nje vit stazh dhe me pas do te bejne edhe nje vit tjeter "pushim", derisa brezi qe fillon sistemin real 9-vjecar kete ne vitin tjeter shkollor, te hyje ne vit te dyte.