Punëtorët e Gërdecit në protestë
Dyzet e pesë punëtorë të mbijetuar nga shpërthimi në fabrikën e çmontimit në Gërdec kanë protestuar para Ministrisë së Punës. Ata thonë se iu është premtuar dëmshpërblim prej 200 mijë lekësh të reja, por kanë kaluar dy javë dhe nuk kanë marrë ende asgjë. Një përfaqësi e tyre është takuar me ministrin e Punës, Kosta Barka, i cili u ka kërkuar të paraqesin listën me të gjithë emrat e punëtorëve që kanë mbijetuar në mënyrë që t'u jepen pagat e tyre të pa marra dhe dëmshpërblime. Burime në këtë ministri sqarojnë se me shumën 200 mijë lekë do të dëmshpërblehen vetëm familjet që kanë viktima.