E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, kërkohet ndihma e NATO-s

Misioni i BE-së në Kosovë do të ketë nevojë per mbrojtjen e NATO-s per te vendosur nen kontroll pjesën veriore të vendit. Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së në Kosovë, Piter Feith, tha se pjesëtarë të EULEKS-it, duhet të mbrohen nga KFOR ne menyre që ta bindin pakicën serbe të lejojë të veprojë në zona të banuara me serbë. Diplomati Feith i akuzoi autoritetet serbe se nuk janë konstruktivë megjithese BE-ja tenton te ndihmojë pakicën serbe përmes nismave ekonomike. Serbët e Kosovës janë kundër pavarësisë dhe mundohen të vendosin kontroll mbi institucionet lokale në pjesën veriore të Kosovës. Në përleshjet mes serbëve dhe forcave ndërkombëtare në Mitrovicë, që ndodhen gjatë këtij muaji, ka humbur jetën një polic ukrainas i UNMIK-ut, ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›