E Diel, 1 Nëntor 2026

Tatimet luftë biznesit, arrijnë te shitja e pasurive

Këshilli i Ministrave para disa ditësh ka miratuar disa ligje që shkelin hapur të drejtat e biznesit. Tatimet kanë të drejtë të bllokojnë llogaritë bankare, pasuritë, duke arritur deri në shitjen e pasurive të bizneseve në rast se ata nuk mund të shlyejnë gjobën.

Gjithashtu, institucionit te fiskut i jepet e drejta e perdorimit te metoda alternative per llogaritjen e detyrimit tatimor, duke e lene percaktimin e rasteve se kur duhet përdorur krejt -subjektive dhe te -pakufizuar ne numer (neni 71, neni 72) me mundësi te mëdha per subjektivizem dhe korrupsion per ti perdorur si baze ligjore per gjobitjen e bizneseve.

Për këto ligje dhe të tjere Konfindustria, shpreh shqetësimin e saj lidhur me pjese thelbesore te projekt ligjit dhe i kerkon Kryeministrit z. Sali Berisha dhe Kuvendit te Shqiperise te riktheje per permiresim te domosdoshem te projektligjit ne fjale. Zbatimi i P-L ne permbajtjen e tashme, ne kushtet e ndryshimeve te fundit te legjislacionit fiskal si -Ligji i Gjobave, -vendosjen e referencave per biznesin, etj. si edhe - boshllekun institucional nga mungesa e Gjykates Administrative te Pavarur nga Ekzekutivi, do te jete me pasoja te renda ne - keqesimin e frymes se bashkepunimit shtet/biznes aq i rendesishem sidomos per investimet prodhuese, - mosperputhjes me legjislacionin e ngjashem te BE, - shtimin e mundesive per korrupsion nga institucionet fiskale, - shtim te kostove te prodhimeve&sherbimeve vendore dhe ulje e konkurueshmerise se tyre ndaj prodhimeve te huaja. Gjithcka me siper eshte edhe me e domosdoshme nese kihet paraysh edhe gjendja e renduar psikologjike te biznesit ne kushtet e pasojave te ngjarjeve te fundit te padeshiruara ne vend dhe krizes se tregjeve ekonomike ndërkombëtare dhe vendore.

Nderkohe, qe nga ana tjeter e drejta e ankimit ne gjykate per bizneset eshte kufizuar praktikisht krejtesisht nga Ligji i Gjobave, vetem pasi te paguhet detyrimi i pretenduar dhe i paprovuar ligjerisht nga institucioni i fiskut plus 15% te gjobes. Biznesi ne P-L praktikisht mund te apeloje vetem ne Drejtorine e Apelimit Tatimor nje institucion me konflikt te qarte interesi dhe qe merr plotesisht ne praktike te drejtat e gjykates (neni 106). Askush nuk jep zgjidhje se cfare ndodh nese biznesi i gjobitur pa te drejte nuk do te kete mundesi financiare te paguaje detyrimin e supozuar te institucionit te tatimeve per te marre te drejten e ankimit ne gjykate. Ne nje rast te tille biznesi i nenshtrohet sekuestrimit dhe mbylljes dhe askush nuk eshte ne gjendje te provoje me paanesi nese pretendimi i institucioneve te fiskut ka qene i drejte!

Gjithashtu Konfindustria perserit kundershtimin e saj per privatizimin e funksioneve te institucionit strategjik te tatimeve, pa debat dhe pa arsyetim te hapur publik nepermjet "faktit te kryer" (neni 16)

Konfindustria, ne perfundimet e mesiperme vjen pasi ka analizuar ne thellesi permbajtjen e P-L ne fjale dhe krahesimit me ligjet e ngjashme ne vendet e Bashkimit Europian. Ne P-L jane marre parasysh vetem pjese jo thelbesore te mbi 40 verejtjeve te paraqitura ekzekutivit nga Konfindustria para disa muajsh. Nderkohe, nuk jane marre parasysh pervec shume prej verejtjeve 2 kerkesat e vazhdueshme baze te Konfindustrise per P-ligjin ne fjale, duke e pare edhe si pjese e legjislacionit fiskal ne pergjithesi:

1-Gatishmeria e Konfindustrise per te pranuar legjislacionin me te ashper te ngjashem ne fuqi te procedurave tatimore si edhe legjislacionin fiskal ne pergjithesi me kusht, qe te jete e nje prej vendeve te Bashkimit Europian

2-Ndertimin sa me te shpejte te Gjykates Administrative te Pavarur sipas shembujve te BE dhe vendeve demokrative te zhvilluara, perpara shtimit te kompetencave te ekzekutivit ndaj biznesit

Konfindustria, duke vleresuar nga njera ane kohen e nevojshme relativisht te gjate per permiresimin dhe pershtatjen e legjislacionit fiskal te tashem me ate te vendeve te BE dhe nga ana tjeter kerkesat e perditshme te biznesit, ka pergatitur dhe ka te gatshme per te paraqitur ne cdo rast pervec propozimeve per permiresim teresor edhe propozimet e zgjidhjeve optimale te ndermjetme te P-L ne fjale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›