E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier- Fallsifikonte stampa dhe vula për kalim kufiri, arrestohet.

 

Vasil Simaku, banues në Fier, është arrestuarpër veprën penale të fallsifikimit të stampave dhe vulave dhe dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. Në orën 15 është kapur në vendin e quajtur Qafa e Lararit, në kohën kur transportonte me automjetin e tij 3 shtetas shqiptar që i ka ndihmuar për kalim të paligjshëm të kufirit. Ky shtetas para disa ditëve u ka marrë pasaportat dhe me to ka vendosur viza, pulla të ambasadës greke, dhe vula hyrje dalje të doganës Kakavi. I janë sekuestruar 600 euro, telefon celular dhe një mjet tip volcvagen i targave të Fierit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›