Berisha takim me Ministrin e Drejtësisë të Malit të Zi, Radoviç
Kryeministri Berisha priti sot në një takim Ministrin e Drejtësisë të Malit të Zi, zotin Mirash Radoviç.
Të dy personalitetet vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë ndërmjet dy vendeve dhe shprehën vullnetin e tyre për thellimin dhe zgjerimin e këtyre marrëdhënieve ne të ardhmenNë këtë kontekst, Kryeministri Berisha i shprehu zotit Radoviçkënaqësinë për nënshkrimin sot të Memorandumit të Bashkëpunimit midis ministrave të Drejtësisë të dy vendeve dhe shprehu besimin se bashkëpunimi në fushën e drejtësisë midis Shqipërisë dhe Malit të Zi do të njohë dimensione të reja në të ardhmen.
Duke shprehur besimin se Shqipëria do të marrë ftesën për anëtarësim në NATO në Samitin e Bukureshti, Kryeministri Berisha e njohu Ministrin e Drejtësisë së Malit të Zi me ecurinëreformave në disa fusha me qëllim integrimin e vendit në strukturat euroatlantike. Më tej, të biseda u përqendrua në zhvillimet më të fundit në rajon dhe kryesisht në Kosove. Duke theksuar se pavarësia e Kosovës ka hapur perspektiva të reja paqeje dhe stabiliteti në rajon, Kryeministri u shpreh se pavarësia e Kosovës do të ndihmojë Serbinë të shkëputet nga e kaluara dhe të shikojë drejt së ardhmes.
Kryeministri tha se shqiptarët në Ballkan dëshirojnë të kenë marrëdhënie të mira me serbët.Si shembull të marrëdhënieve të mira me Malin e Zi Kryeministri përmendi projektin e përbashkët të pikës kufitare në Muriqan dhe tha se projekte të ngjashme i ka propozuar edhe kryeministrave të Maqedonisë dhe Kosovës. Ndër të tjera, Kryeministri u shpreh se pret që Mali i Zi të njohë pavarësinë e Kosovës në një moment të përshtatshëm.
Nga ana e tij Ministri i Drejtësisë së Malit të Zi solli urimet e Kryeministrit malazez Gjukanoviç dhe u shpreh se qëndrimi i vendit të tij është për paqe dhe stabilitet në rajonin e Ballkanit.Në lidhje me njohjen e pavarësisë së Kosovës Ministri Radoviç përsëriti qëndrimin e Kryeministrit Gjukanoviç se Mali i Zi do të shikojë interesat kombëtare duke qenë në të njëjtën linjë me partnerët Euroatlantikë.