E Diel, 1 Nëntor 2026

Gërdec, gjendet viktima e 25-të

Është gjetur sot në Gërdec tërësisht i karbonizuar, një tjetër trup i pajetë. Kufoma i përket një gruaje, ende të paidentifikuar, e cila është dërguar në morg. Forcat e ushtrisë që po punojnë në Gërdec, e gjetën trupin në rrënojat e fabrikës së vdekjes. Me gjetjen e këtij trupi, nr i viktimave shkon në 25. Dy ditë më parë ndrruan jetë në spital edhe dy të plagosur, të cilët kishin marrë plagë të rënda dhe ishin djegur në 70% të trupit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›