E Shtunë, 31 Tetor 2026

Punëtorët e Lazaratit, 1000 lekë për bohçet e hashashit

LAZARAT- Lazarati vazhdon të sfidojë shtetin. Dhjetëra e dhjetëra banorë nga rrethe të ndryshme të vendit kanë kthyer sytë drejt fshatit më të përfolur në vend, të cilit jo më kot i kanë vënë nofkën "Kolumbi". Duket si çudi, por ky fshat, vetëm pak minuta larg qytetit të
Gjirokastrës, çdo ditë i bën karshillëk policisë duke punësuar mijëra banorë që dynden në Gjirokastër me shpresën se sot do të ketë
punë në Lazarat, duke siguruar në këtë mënyrë bukën e përditshme.

Prej orës 5 të mëngjesit e deri në orën 7 e 30 (tashmë orari zyrtar i vajtjes në punë), dhjetëra furgonë e mjete të tjera transportojnë punëtorët e pafund drejt Lazaratit. Lëvizjet vajtje- ardhje Gjirokastër-Lazarat bëhen duke kaluar postbllokun policor. Puna nis që në orët e para të mëngjesit dhe ashtu si me një marrëveshje të heshtur me shtetin, për punëtorët janë përcaktuar disa pika pritjeje, si "Ura e lumit" apo NSHN, ku banorët, gati duke u shtyrë me njëritjetrin për një vend hipin në furgonët, që pasi janë tejmbushur, nisen drejt fshatit.

(Lajmi i plotë dhe foto ekskluzivisht në Gazeta Shqiptare)

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›