E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Votimi” në Tiranë, Obama President me 80% të votave

TIRANE- Barak Obama është rizgjedhur për një mandat të dytë në krye të Shtëpisë së Bardhë. Fitorja e tij erdhi jo me shumicën e votave popullore, por me shumicën e votave elektorale. Sipas CNN, Obama ka fituar me 303 vota elektorale, pra 33 vota më shumë se pragu i nevojshëm. Ndërsa Romni ka fituar me 206 vota elektorale. Për sa u përket votave popullore, kandidati republikan për president, Romni ka marrë 51 për qind të votave, kurse Obama 48 për qind.

Para dy netësh në ambientet e hotel “Rogner” në Tiranë “votuan” edhe shqiptarët, të cilët nxorën fitues të thellë Barak Obamën Obamën
me një rezultat prej 80 përqind, ndërsa republikanit Romni i besuan vetëm 20 përqind. 

“Votimi” ishte formal. Rezultati i tij nuk iu bashkëngjit atij të nxjerrë zyrtarisht nga SHBA, pasi pjesë e procesit nuk ishin rezidentët amerikanë në vendin tonë, të cilët më herët e kishin shprehur zyrtarisht me votë qëndrimin e tyre për garën presidenciale. 

Ndërkohë “votimin” formal e bëri më argëtues edhe prania e dy aktorëve të “Portokallisë”, të cilët imituan dy rivalët në garën për President të SHBA-së. Njëri imitoi Barak Obamën dhe tjetri Mit Romni.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›