Punëtorët e “Sigurimit”
Në lidhje me hapjen ose jo të dosjeve të sigurimit, personalisht, jam shprehur me një shkrim të veçantë, të botuar edhe nga gazeta juaj e nderuar. Në atë shkrim, në përgjithësi, kam shpjeguar mënyrën se si përgatiteshin dosjet nga Sigurimi dhe jam munduar të shpjegoj se cilat dosje janë më të rëndësishme për t’u hapur dhe për t’u bërë publike. Kjo, sepse në një administratë shtetërore, prodhohen shumë dosje. Këto duhet të ndahen dhe të studiohen mirë sepse unë gjykoj se më të rëndësishme, tani për tani, janë dosjet e punës së vetë oficerëve të Sigurimit, ku reflektohet puna e tyre. Nga ky studim do të ndahen ata më të devotshmit në zbatimin e vijës së partisë, në dëm të popullit. Këtyre mostrave që kanë bërë punën më makabre - në bashkëpunim me prokurorin, jepnin dënime të tmerrshme - duhen t’u publikohen këto dokumente. Në të njëjtën mënyrë duhet të studiohen dosjet e punës së prokurorëve, vendimet që janë marrë në bazë të këtyre dosjeve nga gjykatat dhe t’u bëhen publike, që ta marrë vesh mirë ky popull se çfarë bije kishte edukuar partia dhe që t’u vijë turp nga vepra e tyre e ndyrë. Në të njëjtën kohë, t’u vijë turp atyre që në këtë kohë, kur të gjithë dashamirësit tanë perëndimorë po japin mesazhe për të dënuar krimet e regjimit komunist, ne përkundrazi, u japim dekorata. Po kështu të veprohet me gjykatat, dosjet e tyre të punës ku kanë marrë vendimet makabre dhe do të arrihet në një përfundim pastrues të administratës shtetërore, por edhe atyre institucioneve të pavarura, nga ata mostra të përbindshëm që edhe sot janë në këto administrata dhe përfitojnë më shumë privilegje se në kohën kur merrnin këto vendime të ndyra. Shikoni sa shumë ish-prokurore dhe oficerë sigurimi janë kthyer sot në avokatë dhe noterë. Hidhini një sy listës organike nëpër dikasteret më të rëndësishme dhe do të gjeni më shumë oficerë sigurimi se nëpunës jo të tillë...
Në lidhje me konferencën dhe ndihmën gjermane për mënyrën e punës me dosjet, po të kisha nderin të isha i ftuar, do të shprehja këto mendime: Më herët, personalisht e kam njohur mënyrën gjermane të punës me dosjet e STAS-it, sepse kam bërë një specializim në shërbimin sekret ushtarak gjerman. Më kujtohet, në një leksion që po na jepte kreu i luftës kundër spiunazhit gjerman, na pyeti për situatën në Shqipëri, në lidhje me dosjet e sigurimit. Pasi i shpjegova fuqinë e padiskutueshme të Sigurimit të Shtetit, që nga partia quhej syri dhe zemra e saj, format e punës, në qofte se mund të quhet e tillë ajo, e sigurimit, ndaj popullit të vet, ku arrihej deri në shkatërrim të familjes, duke përdorur çdo torturë, psikologjike dhe fizike, për të të bërë b/p dhe nga kjo punë është arritur që në të gjitha qelizat e shoqërisë, deri brenda familjes, të kishin njerëzit e tyre, spiunët, ku udhëheqësit dhe drejtuesit kryesorë, njëri ishte dhe është akoma në Parlament, mburreshin me të madhe se një në çdo dy-tre veta "është yni", - thoshin ata. Çfarë mund të bëjmë dhe si mund ta ndërtojmë punën, që të mos krijohen probleme të mëdha sociale, ku futen edhe problemet familjare.
Më kujtohet që zotëria na kërkoi një pushim dy-tre orësh dhe në seancën tjetër m’u përgjigj: "Ju keni pasur probleme aq të mëdha, sa mua tani po më vjen keq që e kam njohur aq pak Shqipërinë. Kjo ka ndodhur se ne e kishim fokusuar punën tonë në drejtimin e Gjermanisë Lindore ku ishte përqendruar spiunazhi i Bashkimit Sovjetik. Për situatën tuaj unë do të këshilloja që ju të merrni eksperiencën tonë, që deri tani është përqendruar në grumbullimin dhe ruajtjen e dokumenteve të STAS-it, dhe kemi përgatitur ligjin përkatës ku mendojmë të bëjmë publike disa nga ato dosje që kërkohen nga qytetarët e lënduar si edhe do të publikojmë dosjet e punës të oficerëve të STAS-it, të cilët nuk do t’i lejojmë të shërbejnë në asnjë nivel të administratës publike, si edhe nuk do të lejojmë të shërbejnë në këtë administratë edhe b/p e drejtimit që kanë bërë spiunazhe kundër Gjermanisë apo shteteve të tjera, por edhe ata b/p që kanë denoncuar qytetarët për disidencën e tyre kundër regjimit komunist. Ne e realizojmë këtë punë më së miri sepse vendimet i merr qeveria e Gjermanisë Perëndimore, e cila është e paprekur nga ajo sëmundje që jeni ju të prekur. Ligjet do të merren në Parlamentin gjerman që nuk ka ish-ministra të sigurimit apo oficerë të sigurimit, apo qoftë edhe ish-nëpunës të lartë të administratës së regjimit komunist, gjë që tek ju është prezente në shumë hallka të administratës, të cilët, me siguri punojnë edhe në dëmin e kësaj administrate, por që gjatë përmbysjes dhanë, në mënyra të ndryshme, kontributin e tyre në favor të regjimit komunist, edhe për të mbrojtur veten duke zhdukur dokumente dhe njollosur të tjerët, në veçanti, ata që i përmbysën. Mendoj që nga ju kjo punë në asnjë mënyre të mos lihet pa u bërë, por duhet shumë kujdes dhe përgjegjësi, ku përgjegjësia duhet të jetë e qeverisë demokratike, në bashkëpunim me specialistët që janë përgatitur në këtë periudhë të qeverisjes së saj, të çilet të kenë jo vetëm profesionalizmin, por edhe kthjelltësinë e dashurinë për sistemin demokratik”. E përmbledhur, kjo është analiza e drejtorit të Luftës kundër Spiunazhit Gjerman, në vitin 1995. Mbi këtë bazë doja të thosha se në kushtet tona nuk mund të merret kopje konforme, puna e bërë në Gjermani dhe po ashtu të veprohet edhe në vendin tonë. Kjo, sepse në ligjvënësin tonë, janë ish-ministri i sigurimit që tani ka kurajo të na japë leksione demokracie. Oh sa turp më vjen që është kështu! Janë shumë oficerë të sigurimit famëkeq apo disa bashkëpunëtorë të atij përbindëshi, janë shumë hajdutë votash, por jo vetëm, edhe të pasurive tona kombëtare që kanë gjetur strehën më të mirë dhe më të sigurte për t’u mbrojtur nga ligji, janë ata që organizuan dhe drejtuan turpin e madh të 97-ës, ku drejtimin kryesor e kishin tek zhdukja e dosjeve, si ato të sigurimit, por edhe të prokurorisë e të gjykatave, për të humbur gjurmët, punë e cila polli kaq shumë media, si të shkruara, por edhe televizive, pronar të të cilave, janë këta përbindësha mafiozë, të cilat, si të gjithë ata që janë në shërbim të mafias, ekonomike dhe asaj politike, u bien gjithë ditën tambureve, duke arritur deri aty sa të vënë në shërbim të tyre edhe jetët njerëzore apo vdekjet e tyre. Por janë edhe disa të lindur, të rritur dhe të edukuar në “bllokun” e famshëm për turpërinë e tij, të çilet, si rregull i kuçedrës, u përtypën nga ajo, u burgosën, ku edhe i shërbyen po asaj kuçedre, duka ua futur shokëve të qelive të tyre, aq sa më vjen turp kur kujtoj që në gjyqin e Ramiz Alise - ai qe po ky Ramiz e kalbi në burg, por edhe ia shkatërroi familjen e tij - Todi Lubonja, i thirrur si dëshmitar nga akuza, hyri në sallën e gjyqit duke bërtitur: “Po ku je mor burrë i dheut se na ka marrë malli”, dhe i drejtohet Ramizit për ta përqafuar. Oh sa turp për të gjithë, qoftë edhe për atë që tani një racë si ky, i trajtojmë edhe me pensione të veçanta, dhe tani na shiten si disidentë dhe kontribuues për demokracinë. Pra, edhe kjo është një arsye që nuk mund të kopjohet eksperienca gjermane. Në të njëjtën kohë, personalisht, nuk jam dakord me mendimet e shprehura nga deputeti Bumçi, në një konferencë shtypi, se komisioni që do të punojë me zbardhjen e dosjeve, të përbëhet nga të gjitha forcat politike, qoftë edhe ato më të mëdhatë. Kjo do ta politizonte komisionin, sepse partitë do të zgjedhin jo vetëm specialistët, por më shumë, militantët e tyre të cilët do të punojnë në favor të politikave partiake. Shtoji pastaj edhe ndonjë kompromis me qëllim përfitimi, për të mos bërë publikë "miqtë" e tyre, qoftë edhe nga një për çdo parti... Kjo mënyre, sipas meje, jo vetëm që nuk do të bëjë që të arrihet njëherë e mirë shkëputja nga e kaluara e turpshme, por krijon mundësi që eksponentët kryesorë të atij regjimi të na ngelen nëpër zyra komode dhe t’i nderojmë akoma. Mendoj se kjo detyrë kaq e madhe është përgjegjësia e qeverisë, e cila jo vetëm të përgatitë ligjin që të mos lërë të çara ku të përfitojnë mostrat e regjimit dhe politikanët opozitarë, gjë për të cilën duhet një konsensus, por vetëm për ligjin, ndërsa për njerëzit që do të merren me zbardhjen e dosjeve, kuptohet që është e vështire të gjesh të tillë, që të jenë të shkëputur nga bindjet politike dhe në të njëjtën kohë edhe specialistë, por ka specialistë të mirëfillte që nuk janë anëtarë të ndonjë partie dhe nuk kanë asnjë lidhje me Sigurimin e Shtetit, qoftë edhe nga familjarët e tije. E theksoj këtë gjë, lidhjen edhe të familjareve të tij me Sigurimin, sepse po të kesh pasur babain, nënën apo vëllezërit të lidhur me të, edhe në qoftë se nuk ke dhënë informacion për të tjerët, je edukuar me frymën e ndyrë partiake, se një veprim i tillë është në të mirë të partisë dhe të atdheut socialist... dhe e ke quajtur të ligjshme një gjë të tillë makabre. Mendoj se me të njëjtin përkushtim, në përgatitjen e ligjit të kërkohen njerëz që gjatë jetës së tyre kanë dhënë prova ndershmërie dhe përkushtimi në zbatim të ligjeve të shtetit demokratik, të cilët do të merren më këtë detyrë kaq delikate, por shumë të domosdoshme. Kjo është përgjegjësi e madhe që personalisht kam besimin se qeveria do ta zgjidhë me sukses, gjë që ne, si popull, do të jemi më krenarë për shkëputjen nga ajo e kaluar aq e turpshme, si edhe do të bëhemi më të pranueshëm për popujt e tjerë evropianë.