Punëtori i mbijetuar: Kam parë njerëz të masakruar
TIRANË- Ka mundur të shpëtojë gjallë, por është larguar nga zona e shpërthimit, vetëm atëherë kur ka arritur të shpëtojë të gjithë familjen e tij.Albin Mexhajështë një ndërpunonjësite fabrikës që ka mundur t’i mbijetoje vdekjes,falë këmbëve të tij të shpejta dhe faktit që në momentin e shpërthimit ndodhej jashtë depove të municioneve. 22 -vjeçaritregon për gazetën “Shekulli”ngjarjen katastrofike,ndërsa thotë se ka parë me sytë të tij njerëz të masakruar dhe të përfshirë nga flakët. Albini tregon tmerrin e shpërthimit të fuqishëm si dhekushtet e punës në fabrikën ku prej 9 muajsh bëhej çmontimi i predhavedhe i municioneve të rënda.
Albin, ku ishit ju kur ndodhi shërthimi?
Ishim jashtë depove dhe ishte koha e drekës po bënim pushim, kur dëgjuam shpërthimin e fuqishëm. Ishte aq shpërthim i fuqishëm, sa që jemihedhur në një largësi rreth 100 metra. Në këtë moment kam parë njerëz që gati sa fluturonin dhe më pasia merrnin vrapitpër të shpëtuar, ku të mundnin.
Ju keni parë njerëz të vdekur?
Jo. Por njerëz të masakruar, të djeguar apo edhe të përfshirë nga flakët për shkak të barurit që ka marrë flakë në të gjithë zonën. Madje edhe mua më mori trupi flakë. Jam detyruar të heq të gjitha rrobat e trupit që të mbes gjallë.Më pas jam strehuar në një tunel, derisapushoi disi shpërthimi ipredhave. Më pas jam kthyer sërish për të kërkuar familjen time. Shtëpia ime është pothuajse 1500 metra larg depove ku kanë shpërthyer municionet. Shtëpinë e kam parë krejtësisht të rrafshuar, por për fat familja ime ishte e gjitha. Ata ishin strehuarnë pyll dhe nuk kishin pësuar dëmtime të rënda, vetëm tronditje.
Ju thatë se ishit jashtë, a kishte njerëz brenda në fabrikë?
Besoj se po, sepse i tillë është procesi i punës.Nuk mund të them me saktësi sa punëtorë mund të kenë qenënë fabrikë, porajo që them është se sot kishte vetëm rreth 60-70 punëtorë, kjo për faktin sesot ka qenë ditë e shtunë, sepse ditë të tjera ka më shumë punëtorë dhe se fabrika punon treturne.
Albin, sipas jush nga u shkaktua shpërthimi?
Ju thashë seunë isha jashtë, nëkohën e pushimit dhe shpërthimi ka ardhur nga depot e brendshme, jam e sigurt se aty ka patur njerëz, por nuk mund të them se sa me saktësi.
Po jashtë fabrikës kishte njerëz?
Po, mund të kemi qenë mbi 30 persona, por që nga ne nuk ka vdekur njeri. Unë jam lidhur me telefon me disa shokë të punës dhe ata ishin gjallë. Ishin strehuar në një tunel aty afër.
Sa kohë keni që punoni në këtë fabrikë?
Kam 9 muaj, më thanë se këtu ishin hapur fronte pune dhe erdha, veç kësaj nuk është se kishtendonjë vështirësi për të zënë punë.
Çfarë bënit konkretisht?
Kryesisht puna më e madhe ishte jashtë fabrikës. Aty është një fushë e rrethuar nga kodrat kuzbarkohet igjithë municioni, kryesisht predha që vjen nga rrethe të ndryshme të vendit. Aty pothuajse bëhet krejtësisht çmontimi i armëve dhe më pas vendosen në depo. Këtu në këtë fushë është edhe sektori më imadh i punës, dhe për fat dje ishte pushim, se pasojat do të ishin më të rënda.
A keni marrë ndonjëherë trajnime për këtë punë që keni kryer?
Kur kam ardhur unë në fillim, disa specialistë që thoshin që janë amerikanë, por edhe shqiptarë na thonin të kishim kujdes nga baruti, të mos fërkonim predhat si dhe të mos ndiznim cigare. Këto ishin këshillat e vetme që na thonin. Të tjerat i bënim vetë.
A kishte roje apo ushtarakë gjatë kohës që ju punoni?
Jo. Zona ishte krejtësisht e lirë, aty punonin edhe gratë dhe fëmijët. Si mund të flitet për një zonë ushtarake në këtë rast. Aty ishte një ndërmarrje, qëkush ishte i interesuar, punonte. Dhe duke qenë se në zonë nuk ka mundësi të tjera punësimi, pjesa më e madhe e punëtorëve janë nga zona.
Ju thoni se nuk ka të vdekur?
Nuk e them dot këtë. Ajo që kam parë unë kanë qenë njerëz të përfshirë nga flakët dhe të masakruar. Ndërkohë qëunë them që dhe në fabrikë dhe në depo ka njerëz, sepse jashtë nuk ishin të gjithë punëtorët që ishin dje në turn.
A jeni i siguruar?
Jo. Nuk kam bërë asnjë kontratë. Thjesht para 9 muajsh kam shkruar emrin dhe kam filluar punë. Puna ime ishte kryesishttrasporti iarkave me municion ngakjo fushë, deri në depot e brendshme.
A janë trajnuar punëtorët për rrezikshmërinëe çaktivizimit të armëve?
Jo. Përveç atyre këshillave që përmenda më lart, askush nuk na ka trajnuar dhe thënë se sa e rrezikshme ishte kjo punë. Unë jam përmendur kur ka marrë flakë baruti dhe temperatuara mund të ketë shkuar deri në 1000 gradë dhe nga forca e shpërthimit, kam kuptuar sa e vështirë ka qenë kjo punë. Pastaj mos të them tmerrin që kam parë me sy, kur gjithkund njerëzit bërtisnin dhe kërkonin ndihmëapo dhe shtëpitëkrejtësisht të shkatërruara të fshatit Gërdec. Për fat unë kamfamiljen gjallë dhe munda t’i nxjerr që aty.