Punimet e OST, kufizime të energjisë
Të tjera remonte të Operatorit të Sistemit të Transmetimit do të shkaktojnë kufizime për disa orë në disa zona të Shqipërisë. CEZ Shpërndarje, në një njoftim për shtyp, shpjegon edhe hartën e ndërprerjeve të energjisë, që janë të nevojshme për të mundësuar punimet në rrjet. Kështu, sot OST do të kryejë punime në linjën 110 kilovolt Përrenjas-Pogradec. Për këtë arsye, nga ora 11:00-16:00 do të ketë ndërprerje të energjisë për komunat: Hundenisht, Protisht, Trebinjë dhe Velçan. Për në datën 23 maj OST ka planifikuar që të kryejë punime në linjën 220 kilivolt 220-15/2, çka do të sjellë kufizime nga ora 09:00-17:00 në bashkinë Patos dhe rrethinat, bashkinë Roskovec dhe rrethinat, Komunat Kutalli, Cukalat, Poshnjë, Qesarat dhe Kahas. Këto janë disa nga ndërhyrjet e kohëve të fundit që po bëhen në rrjet së bashku edhe me remontet e CEZ.