PS: Privatizimi i OSSH, për arsye elektorale
më së shumti, një proces politik klientelist, në synimet politiko elektorale dhe korruptive të qeverisë në dëm të qytetarëve shqiptarë. Është e qartë se pasuria publike dhe pasuritë e Shqipërisë po privilegjojnë në mënyrë korruptive disa, përgjithësisht qeveritarë dhe klientë në rrethin e Qeverisë, duke varfëruar e grabitur shumicën e qytetarëve në këtë vend, ka pohuar deputeti socialist Erion Braçe. Sipas tij, paralajmërimi i Priftit, për të privatizuar gjithçka në të njëjtën mënyrë, të korruptuar e pa dobi për qytetarët, nuk do të mbush arkat e boshatisura të shtetit, por do të mbushë xhepat e paligjshëm të qeveritarëve. Qeveria e Ruzhdi Berishës apo maxhoranca e Ruzhdie Topallit po dëshmojnë se nuk kanë frikë nga populli. Natyrisht që kjo dëshmon se në këtë vend ka mbetur shumë pak demokraci. Ky provokim merr fund pas datës 18 mars, tha ai.
Last Updated on E Shtune, 06 Mars 2010 22:35