Punimet në Rrëshen– Kalimash shkaktojnë rrëshqitje dherash
MIRDITE- Shpërthimet e fuqishme që janë kryer përgjatë punimeve në autostradë, në segmentin Rrëshen-Kalimash po japin efektin e tyre në disa fshatra të Mirditës, përgjatë të cilës kalon rruga.
Por më të theksuara problemet e rrëshqitjeve vihen re aty ku ka patur gurore, të cilat janë përdorur për të bërë për të bërë mure dhe mbushje si dhe për shtresat dhe nënshtresat e tabanit të autostradës.
Problemi është ndeshur në fshatin Kërrnajë të komunës Fan ku prej disa muajve ka filluar fenomeni i rrëshqitjeve të dheut, i panjohur më parë për këtë zonë.
“Plasaritjet në shtëpi kanë filluar në janar ndërsa prej 2 javësh ka patur rrëshqitje masive në të gjithë zonën. Shkak i kësaj janë tronditjet nga punimet e autostradës . Rrëth 60 familje rrezikohen nga rrëshqitjet e tokës” shprehen banorët.
Probleme me rrëshqitjet janë shfaqur dhe në 2 fshatra të komunës Orosh ku dy familje rrezikohen në banesat ku jetojnë.
(e.n/News24/BalkanWeb)