E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëshen, shkëndijë elektrike, digjet shtëpia

RRESHEN- Familja e Mark Ndojit në fshatin Arrëz të Rrëshënit ka mbetur e pastrehë pas djegies së shtëpisë së tyre. Ngjarja ka ndodhur në banesën dykatëshe të falimjes Ndoji në komunë Kacinar.

Flakët kanë përfshirë të gjithë ndërtesën duke djegur gjithcka kishte brenda, por fatmirësisht nuk ka patur të lënduar. Ka qënë e pamundur ndërhyrja e zjarrëfikëseve të cilat nuk mbërritën dot në kohë në vedngjarje, për shkak të rrugës së bllokaur nga shkarjet e dheut.

Në bazë të hetimeve paraprake mendohet se shkak i zjarrit ka qënë një shkëndijë elektrike, e cila është përhapur në të gjithë banesën.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›