Topalli takon Gyl: Mbështetje për integrimin
ANKARA- Presidenti i Turqisë, Abdullah Gyl priti në një takim të veçantë Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli. Presidenti turk dhe Kryetarja e Kuvendit biseduan për rritjen e bashkëpunimit në shkëmbime tregtare, në fushën ushtarake, në arsim dhe në mjekësi.
Sipas njoftimit zyrtar në faqen e Kuvendit bëhet e ditur se presidenti turk theksoi se “Turqia inkurajon ambicjen e Shqipërisë për integrim në Bashkimin Europian, sikurse mbështeti fort anëtarësimin e saj në NATO.
Lidhur me ecurinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës, të dy bashkëbiseduesit ishin të një mendimi se procesi ka hyrë në rrugë të mbarë dhe të pakthyeshme.
Gjate vizitës së saj në Turqi Kryetarja e Kuvendit, takoi edhe Kryetarin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Memet Ali Shahin. Gjatë vizitës së saj, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli bëri homazhe në nderim të figurës më të ndritur në historinë moderne të Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk.
(m.a/News24/BalkanWeb)