"Punistet s'mesojne dot Ameriken"
Deputeti i Pavarur, Spartak Ngjela deklaroi dje se kryeministri Berisha me mos terheqjen e tij nga ligji per "Dosjet" po i vihet kunder SHBA-se dhe Perendimit. Ish-kreu i Komisionit parlamentar te Ligjeve deklaroi dje se ende vendi yne nuk ka arritur ne stadin qe te kundershtoje deklaratat e ardhura nga perfaqesuesit e SHBA-se ne Shqiperi. "Akoma nuk ka ardhur koha qe punistet te mesojne Ameriken se cfare eshte demokracia. Punistet do te mesojne nga Amerika se cfare eshte demokracia", deklaroi Ngjela ne fjalen e tij, duke shtuar se ende ne Shqiperi ekziston punizmi. Sipas deputetit te pavarur, Ngjela, fakti qe Perendimi e kundershton kete ligj, do te thote qe thelbi i tij nuk ka fare te bej me demokracine dhe lirine ne pergjithesi. "Kjo nisme eshte nje kundervenie e kryeministrit shqiptar me SHBA dhe Perendimin ne pergjithesi. Fakti qe s'pranohet nga institucionet nderkombetare, kuptohet qe nuk ka lidhje me Perendimin, nuk ka lidhje me demokracine", deklaroi Ngjela, duke theksuar se ligji per dosjet duhet ribere.