E Diel, 1 Nëntor 2026

Solis: Ligji, defekte te medha, ndesh me Kushtetuten

Deputeti i Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, Leonard Solis deklaroi dje se ligji per hapjen e dosjeve te Ish-bashkepunetoreve te Sigurimit te Shtetit, duhet te ishte bere me konsensusin e te gjitha forcave politike. Sipas Solis, nuk mund te pranohet nje ligj, i cili bie ndesh me Kushtetuten e vendit dhe aq me teper nuk eshte konsensual.

"Ligji ka defekte te medha. Ne kerkojme nje ligj konsensual, qe s'do te bjere ndesh me Kushtetuten", deklaroi Solis ne lidhje me nismen e Partise Demokratike.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›