“Punistomafiozëve do t’u shkulim dhëmbët me darën e ligjit”
25/11/2009 Berisha i përgjigjet ultimatumit. U jep udhëzime deputetëve të Tiranës për strukturat
Kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur me gjuhë të ashpër ultimatumit të Partisë Socialiste për hapjen e kutive të votimit. Pikërisht dje, 9 ditë nga skadimi i këtij ultimatumi, Berisha ka vlerësuar se lëvizje të tilla punistomafioze do të marrin përgjigjen e duhur ligjore. Ai ka deklaruar prerazi se këto aleanca punistomafioze nuk do të mund të dhunojnë rendin demokratik dhe legjitimitetin e institucioneve kushtetuese të vendit. “Ajo çka unë i garantoj aleancës punistomafioze është se me darën e ligjit do t’ua shkulim një nga një dhëmbët dhe pastaj dhëmballët. Nuk do u mbetet gjë në gojë”, - deklaroi kreu i qeverisë. Sipas tij, ky operacion i çmontimit të kësaj aleance ka nisur dhe provë është çlirimi i një sipërfaqeje toke në qendër të Tiranës. Duke iu referuar ultimatumit të opozitës, kryeministri Berisha tha se përmes tyre ai vetëm sa angazhohet më tepër. “Ultimatumet e aleancës punistomafioze i marr si nder. Më bëjnë nder mua, rendit kushtetues të vendit dhe ne do të vazhdojmë me përpjekjet dhe projektin tonë europian”, - tha ai.
Mbledhja
Kreu i qeverisë gjatë takimit me deputetët demokratë të zgjedhur në Qarkun e Tiranës ka dhënë udhëzime për punën që ata duhet të bëjnë në të gjithë organizatat e partisë. Aktiviteti i deputetëve do të shkojë në dy linja: përgatitja dhe organizimi i njerëzve për mitingun e 8 dhjetorit për të përkujtuar rrëzimin e diktaturës komuniste në vend dhe bërjen publike të aferave korruptive të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama. Berisha ka kërkuar që deputetët të kërkojnë angazhimin e të gjitha strukturave dhe organizatave bazë për të vlerësuar përkrahjen që partia gëzon, çka do të duhet të përkthehet edhe në pjesëmarrjen në mitingun e 8 dhjetorit. Duke folur për mediet, kryeministri Berisha e konsideroi mitingun e 8 dhjetorit si një manifestim të idealeve evropiane të shqiptarëve dhe absolutisht jo si një antimiting. Ai kujtoi se 19-vjetori i rrëzimit të komunizmit gjen në pushtet pikërisht ata që përmbysën diktaturën.
Ultimatumi
“Ajo çka unë i garantoj aleancës punistomafioze është se me darën e ligjit do t’ua shkulim një nga një dhëmbët dhe pastaj dhëmballët. Nuk do u mbetet gjë në gojë. Ultimatumet e aleancës punistomafioze i marr si nder. Më bëjnë nder mua, rendit kushtetues të vendit dhe ne do të vazhdojmë me përpjekjet dhe projektin tonë europian.”
Manifestimi
“Ky përvjetor gjen në pushtet ata që përmbysën diktaturën dhe shembën “Murin e Berlinit”. Ky përvjetor gjen shqiptarët me idealin e tyre euroatlantik të shndërruar në realitet, e gjen Shqipërinë si vend anëtar i NATO-s. Ky përvjetor i gjen shqiptarët pas vendimit për miratimin e kërkesës për anëtarësim në BE, më pranë lëvizjes së lirë.”
Zgjidhen delegatët e Fierit për Kuvendin Kombëtar
Olldashi: Rama nuk është politikan, por rrugaç politik
“Do të zbatohet ligji për mandatet, nëse vazhdojnë bojkotin”
Ministri i transporteve Sokol Olldashi ka sulmuar ashpër kryesocialistin Rama nga kuvendi i degës së PD-së në Fier, në sallën e teatrit “Bylis” të qytetit. I ndodhur në këtë kuvend për të nxjerrë delegatët për në Kuvendin Kombëtar të PDSH-së dhe së bashku me deputetët e tjerë fierakë, Enkelejd Alibeaj, Mesila Doda dhe Vasillaq Ngresi, si dhe i pritur nga qindra delegatë në kuvend, Olldashi qysh në fillim të fjalës së tij u ndal në zgjedhjet e 28 qershorit në Shqipëri dhe situatën politike të krijuar në vendin tonë pas këtyre zgjedhjeve, të certifikuara si më të arriturat nga komunitetit evropian. Ai e ka cilësuar absurd qëndrimin e opozitës dhe ka akuzuar me fjalë të ashpra Edi Ramën, si një njeri që nuk është lider, por vagabond dhe rrugaç politikë, që mban peng opozitën për interesat e tij personale. “Ajo që bën Rama, nuk është politikë, por vagabondazh, - ka thënë Olldashi. - Ai nuk është lider, por kërkon të hapë kutitë vetëm si një pretekst për të mbajtur më këmbë nocionin e kryetarit të PSSH-së dhe për të mbajtur rreth vetes gjithë grupin parlamentar të PS-së. Të gjithë ne jemi të bindur se ato kuti kanë të fshehur brenda atë të vërtetë që vulosi zgjedhja e 28 qershorit. Së pari, Kodi Zgjedhor ka përcaktuar qartë se pas vendimit të Gjykatës së Apelit nuk ka më asnjë të drejtë ligjore që të hapë kutitë dhe ne nuk kemi aspak ndër mend të shkelim ligjin për t’i bërë qejfin Edi Ramës. Nga ana tjetër, Olldashi ka paralajmëruar deputetët e opozitës se, në rast se do të vazhdojnë bojkotin, maxhoranca është e detyruar që, pasi të kenë kaluar 6 muaj, të rishikojë mandatet e tyre.
Aurora Damini
Strukturat e PD-së
Keltis Kruja caktohet sekretar i PD-së së Tiranës
Në mbledhjen e zhvilluar në selinë e Partisë Demokratike me deputetët e Tiranës është bërë prezantimi i prefektit të Tiranës, Keltis Kruja, si sekretar i degës së PD-së së Tiranës. Në këtë post Kruja zëvendëson deputetin Bujar Nishani. Nga mesi i muajit gusht të këtij viti 32-vjeçari Kruja, lindur në Tiranë, është caktuar në postin e prefektit të Tiranës, duke u bërë kështu më i riu në historikun e drejtuesve të qarkut. Ai zëvendësoi në këtë detyrë Ruzhdi Keçin, i cili u dorëhoq për arsye personale. Prefekti i ri ishte pjesë e strukturave drejtuese të Partisë Demokratike, duke mbajtur në atë kohe postin e sekretarit të përgjithshëm i Forumit Rinor. Zëvendësministri i Brendshëm Ferdinand Pone gjatë prezantimit të Krujës në postin e prefektit shprehu bindjen se drejtuesi i ri do të vazhdojë punën me ritme më të larta dhe ambicioze në Prefekturën e Tiranës. Duke iu referuar faqes zyrtare të PD-së në internet, Kruja ka përfunduar studimet e larta në Fakultetin e Drejtësisë pranë Universitetit të Tiranës në vitin 2003 dhe vazhdon studimet pasuniversitare për administrim publik pranë Fakultetit të Ekonomisë. Ka punuar si drejtor i përgjithshëm i Inspektimit në Ministrinë e Brendshme. Aktualisht është sekretar i përgjithshëm i Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Në listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 28 qershorit PD-ja e rendiste atë të parafundit, nr. 31, për Qarkun e Tiranës.
Prona shtetërore
Bumçi: Rama po grabit ç’të mund në Tiranë
Deputetët e Partisë Demokratike të zgjedhur në Qarkun e Tiranës kanë deklaruar se kreu i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, përmes mashtrimeve me dokumente ka shitur një pronë tokë shtetërore me çmime shumë herë më të lira nga ato të tregut. Kreu i degës së PD-së së Tiranës, deputeti Aldo Bumçi, ka thënë se kryebashkiaku Rama ka shitur 1310 metra katrorë pronë publike në qendër të Tiranës në zonën e parkut “Rinia”. Bumçi, duke treguar disa dokumente, të cilat sipas tij janë zyrtare, thekson se përmes tyre vërtetohet se Bashkia e kryeqytetit nuk është pronare as edhe një centimetri të vetëm të atij trualli. Ai bën publike kontratën e shitjes së truallit nga ana e Bashkisë si dhe dokumentin nga Hipoteka, duke thuhet se prona në fjalë është pronë e shtetit. “Edi Rama ka tjetërsuar një pronë publike kundër çdo akti dhe norme ligjore, çfarë është një akt i shëmtuar, që dënohet jo vetëm moralisht, por edhe penalisht. Të shesësh një pronë në mes të Tiranës me 12 mijë lekë metrin katror, ku çmimi këtu është të paktën 2000 euro metri katror, tregon qartë se kemi të bëjmë me një akt të pastër vjedhje”, - ka deklaruar Bumçi. Kreu i demokratëve të Tiranës e ka cilësuar kreun e Bashkisë së Tiranës si një bandit. “Ky është veprim prej banditi i kryetarit të Bashkisë dhe i një klani të ngushtë afër tij, që kanë si parim të qeverisjes të vjedhin ç’të mundin në Tiranë. Ky është një shembull më shumë i kësaj qeverisjeje të babëzitur. Në krye të Bashkisë së Tiranës kemi një hajdut të babëzitur, i cili kujton se Tirana është çifligu i tij”, - ka deklaruar Bumçi.