E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha përcakton rrogën e Topit

25/11/2009   Presidenti shtesë 7500 lekë pas 1 korrikut

Në buxhetin e shtetit për vitin 2010 përcaktohet dhe rritja e pagës për kreun e shtetit. “Paga e Presidentit të Republikës është 250 000 lekë në muaj dhe nga 1 korriku 2010 bëhet 257 500 lekë në muaj”, - thuhet në një nga nenet e projektbuxhetit, i cili është duke u diskutuar në Kuvend. Si qytetari i parë i vendit, paga e kreut të shtetit merret me vendim të posaçëm të qeverisë në çdo fund viti. Ajo përbën pagën më të lartë në administratën shtetërore. Ndonëse më parë paga e kreut të shtetit i nënshtrohej rillogaritjeve sipas vendimeve të qeverisë mbi rritjen e pagave, tre vjet më parë në ndryshimet mbi skemën e pagave dhe të organizimit të buxhetit të shtetit paga e Presidentit deklarohet në çdo buxhet të qeverisë shqiptare. Pritet që javën e ardhshme të miratohet në Kuvend së bashku me buxhetin dhe paga e kreut të shtetit, që përbën një rritje me 7500 lekë, ose e thënë ndryshe me 3 për qind nga paga bruto.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›