E Shtunë, 31 Tetor 2026

Punoni naten? Rrezikoheni nga kanceri

Lajm shqetesues per ata qe punojne gjate turnit te nates: nje studim i ri thekson se ata jane nen nje rrezik te shtuar per t’u prekur nga kanceri. Pas shpalljes se rezultateve te studimit, qe arriti ne kete perfundim, Agjencia nderkombetare per kerkime ne fushen e kancerit, dege e Organizates Boterore te Shendetesise, tha se se shpejti do ta klasifikoje punen naten si nje nder shkaktaret e mundshem te kancerit. Dhe ka gjasa qe nje hap te ngjashem te ndermarre edhe shoqata amerikane kunder kancerit, e cila ne te kaluaren i ka pare me dyshim pretendime te tilla te ngjashme.
Dihet se qendrimi ne diell, pa masa mbrojtese, mund te shkaktoje kancer ne lekure. Tani thuhet se edhe qendrimi nen drite artificiale mund te shkaktoje kancer, jo ne lekure, por ne organizem. Agjencia per kerkime ne fushen e kancerit, thote se se shpejti ka ne plan te shpalle zyrtarisht se njerezit qe punojne ne turnet e nates, mund te perballen me nje shkalle me te larte rreziku nga kanceri. Edhe Shoqata amerikane kunder kancerit thote se ka te ngjare te ndermarre te njejtin hap. Dhe ky hap per kete shoqate mund te quhet i madh, pasi prej kohesh ajo i ka pare me dyshim te dhenat qe e lidhin punes e nates me kancerin, duke i quajtur, si te pabaza, kunderthenese ose te pavertetuara.
Hapi i tanishem bazohet ne rezultatet e kerkimeve shkencore, sipas te cilave mes njerezve qe punojne ne turnet e nates, rastet e kancerit te gjirit te grate dhe rastet e kancerit te prostates te burrat jane me te larta sesa tek ata qe punojne diten. Por vetem kjo nuk provon se puna naten mund te shkaktoje kancer. Per te vertetuar nje gje te tille duhet qe njerezit qe punojne naten te kene te perbashket edhe faktore te tjere qe i ben ata me te pambrojtur ndaj kancerit.
Shkencetaret evidentojne se puna e nates eshte e rrezikshme, pasi ajo prek oren biologjike te trupit. Ata thone se organizmi i njeriut prodhon nje lloj hormoni, i quajtur Melatonin, i cili pengon zhvillimin e kancerit, dhe eshte vertetuar se prodhimi i ketij hormoni gjate nates pakesohet. Gjithashtu, njerezit qe punojne nen drite artificiale ka gjasa te kene nivele te uleta te hormonit melatonin. Megjithate, ka shume njerez qe dyshojne nese puna naten ka lidhje me kancerin. Por, ne qofte se provohet se te punuarit naten mund te behet shkak per kancer, kjo do te ndikoje te miliona vete ne mbare boten. Llogaritet se afro 20 per qind e fuqise punetore ne vendet e zhvilluara punojne naten.
Marre nga VOA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›