Qytetaret, sugjerime per buxhetin e bashkise
Qytetaret do te mund te japin mendimin e tyre ne lidhje me buxhetin e bashkise per vitin e ardhshem. Kjo, fale nje nisme te re te kryebashkiakut Edi Rama, e quajtur “Thuaje Fjalen tende”. Me ane te kesaj nisme pretendohet qe qytetaret te marrin pjese ne hartimin e buxhetit, ne menyre qe ai te jete sa me i drejte. Kryebashkiaku Rama tha dje se kjo nisme jep nje orientim te madh ne percaktimin e te gjitha investimeve dhe shpenzimeve, qe bashkia do te kryeje vitin e ardhshem. “Kjo do te beje te mundur, qe cdo qytetar qe deshiron te perfshihet drejtperdrejt, te ndihet aktivisht pjese e procesit te transformimit te qytetit dhe drejtperdrejt pergjegjes per menyren se si konceptohet shpenzimi i te gjitha te ardhurave te realizuara me kontributet e qytetareve”, deklaroi Rama. Sipas tij, realizimi i projektbuxhetit, se bashku me qytetaret, eshte nje stad i ri i demokracise vendore, por njekohesisht edhe nje garanci e forte dhe e re per efektshmerine e investimeve dhe shpenzimeve te bashkise. “Eshte nje nisme, e cila konsideron domosdoshmerine per te thelluar komunikimin me publikun dhe per te perfshire qytetaret ne te gjitha perpjekjet per nje te ardhme me te mire, per nje Tirane evropiane, moderne dhe sociale”, tha kryebashkiaku ne prezantimin e kesaj nisme. “Thuaje fjalen tende” vjen pas nismes “Gjykoni punen time”, e konceptuar si nje tur ne te gjithe Shqiperine.