Skanimet mjekesore shkaktojne semundje
Shkencetaret thone se aparatet mjekesore te skanimit mund te sjellin dem per shendetin kur perdoren ne raste te panevojshme. Kjo per arsye se keto aparate perdorin rrezatim te larte. Studimi evidenton se nje milion skanime pediatrike ne vit nuk jane te nevojshme, dhe per kete arsye keta femije perballen me rrezikun e kancerit. Xhei Sutfin ka kryer nje numer skanimesh. Ky femije 5-vjecar ka 7 tumore ne tru. Tani e nena e tij ka zgjedhur midis dy alternativave; te vazhdoje skanimet apo te besoje rezultatet e nje studimi te ri, ku thuhet se skanimet jane te demshem per femijet si Xhei Sutfin. Nepermjet skanimit, mjeket mund te shohin se cfare ndodh brenda trupit te njeriut. Ata marrin imazhe tredimensionale qe ndihmojne me mire per zbulimin e kancerit.
Por studimi i botuar ne revisten mjekesore te Nju Englandid, paralajmeron se skanimet mund te shkaktojne kancer dhe se ne cdo tre skanime qe kryhen, nje eshte i panevojshem. Doktor David Brener eshte nje nga autoret e studimit. Ai thote se kur nje njeri vjen ne qendren e urgjences me dhimbje ne stomak, ose dhimbje kronike ne koke, personi dergohet menjehere per skanim, para se te vizitohet nga mjeku. Por kjo procedure tani vihet ne pikepyetje nga ana e studimit. Ne studimin e doktor Brenerit thuhet se rrezatimi radioaktiv qe rrjedh nga skanimi do te behet shkak per afro 2 per qind te te gjithe kancereve ne 20 vitet e ardhshem.
Autoret i bazojne keto shifra te mbijetuesit e bombes atomike ne Japoni, te te cilet u vu re shtimi i rrezikut te kancerit, pasi ata moren te njejten doze rrezatimi me ate qe pacientet marrin kur kryejne disa skanimeve. Aparatet e skanimit perdorin doza me te larta rrezatimi radioaktiv sesa perdoret nga aparatet me reze Rongen apo X. Por, gjate studimit u vu re se ne cdo 4 mjeke, tre prej tyre e nenvleresojne kete doze dhe se nuk jane te vetedijshem se shtimi i rrezatimit radioaktiv shton rrezikun e kancerit. Dhe me shume ne rrezik jane femijet si Xhei, organizmi i te cileve eshte me i ndjeshem ndaj rrezeve.
“Kujdes, femijet jane ne rrezik”
Doktor Raimond Ze, eshte shef i radiologjise ne spitalin e femijeve ne Uashington. Ai thote se femijet jane ndryshe. Jane me te vegjel dhe disa organe te tyre jane me te ndjeshem. Prandaj mjeket synojne uljen e dozave dhe terapi qe t’u pershtatet femijeve. Per te marre keto pamje duhet me pak se nje sekonde dhe kjo menyre eliminon nevojen per anestezi, pasi femija nuk duhet te levize. Kjo eshte arsyeja perse numri i skanimeve per femijet eshte rritur dukshem. Autoret e studimit jane te nje mendimi se skanimet jane nje mjet i vlefshem mjekesor, por mjeket dhe pacientet duhet te sigurohen qe kalimi ne aparatin e skanimit te behet vetem kur nje menyre e tille diagnostikimi eshte e nevojshme dhe rrezatimi radioaktiv ne nivelin e pershtatshem.
Xhei, me 7 tumore ne tru
Pikepamje te ndryshme ka Kathy Sutfin, nena e Xheit, nje femije 5-vjecar ka 7 tumore ne tru. Ne fakt Xhei Sutfin ka kryer nje numer skanimesh. Por e ema kembengul se ne rastin e djalit te saj, te mirat nga skanimi jane me te shumta sesa rreziqet. Ajo thote se pa skanim, mjeket nuk do te dinin se cfare ndodh brenda trupit te pacientit, apo ne cfare gjendje eshte tumori per te percaktuar se si te luftohet ai.
Marre nga VOA