CEZ, takime me KESH dhe METE-n
Gjatë ditës së djeshme, drejtuesit më të lartë të CEZ, pronarja e OSSH-së, kanë zhvilluar një sërë takimesh me krerët e Ministrisë së Energjetikës, KESH etj. Takimet janë mbajtur me dyer të mbyllura, por mësohet se palët kanë ritheksuar detyrimet që kanë në kontratë, sa u takon humbjeve teknike, arkëtimeve dhe investimeve. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, konfirmoi dje për mediat detaje të marrëveshjes për privatizimin e OSSH-së, ku për 76 për qind të aksioneve, CEZ ofroi 102 milionë euro. Në kontratën e shitjes janë të parashikuar me hollësi elementet rregullatore si p.sh detyrimi i kompanisë CEZ për të pakësuar 17 për qind humbjet në periudhë 5-vjeçare, për të rritur minimalisht arkëtimet 1 për qind për çdo vit, të pamundura këto pa investuar së paku 200 milionë euro për sistemin e shpërndarjes.