Kryetatimori: Tatimet, asnjë ndikim nga fushata dhe kriza
Papajani foli edhe për situatën e arkëtimeve në pesë muajt e parë të vitit, duke theksuar se ka rritje të të ardhurave, në krahasim
me vitin 2008. Kreu i Tatimeve shkëputi disa tregues të arkëtimeve, duke thënë se në periudhën janar-maj 2009, janë mbledhur rreth 6.5 miliardë lekë më shumë se viti 2008, për të njëjtën periudhë. Ai shtoi se janë rritur me 60 për qind edhe rimbursimet e TVSH-së për biznesin, ndërsa në total realizimi i të ardhurave preku nivelin 2 100.3 për qind. "Fatmirësisht, sistemi tatimor nuk është prekur nga kriza. Arkëtimet vijojnë trendin rritës, kurse administrata nuk ka ndalur ritmin. Edhe fushata zgjedhore nuk po jep ndikim negativ në ecurinë e punës", tha Papajani.