E Shtunë, 31 Tetor 2026

Punonjesit e Alfa Bank dhurojne gjak per talasemiket

Rreth 30 punonjës të Alpha Bank kanë dhuruar gjak për fëmijët talasemikë dhe nevojat e tjera që mund të ketë Kryqi i Kuq. Drejtues dhe stafi i kësaj banke në Tiranë i është përgjigjur pozitivisht thirrjes së Kryqit të Kuq.

Vetë drejtori i Vendor i Alpha Bank, Andreas Galatulas dhuroi gjak, duke e konsideruar këtë veprim si shumë të rëndësishëm për të ndihmuar fëmijët talasemikë që janë rreth 500 në Shqipëri. Në fjalën e tij për mediat, zoti Galatulas tha se Alpha Bank do të investojë në të gjitha mënyrat për të përmirësuar elementët sociale në vend.

punonjësit e Alpha Bank kanë marrë falënderime nga Kryqi i Kuq për dhurimin vullnetar të gjakut. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›